Publikuar me datën: Fri, Dec 10th, 2010

WikiLeaks, SHBA: EULEX-i lejon krimin në veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të kënaqura me kompetencat që ka misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Dokumentet më të reja të WikiLeaks zbulojnë shqetësimin e ish-ambasadores, Tina Kaidanow, me rolin pasiv dhe jo ekzekutiv të EULEX-it sidomos në veri, duke e akuzuar këtë mision se po lejon dhe toleron krimin në veri të vendit.

“Policët amerikanë janë të frustruar sa i përket qasjes “duart larg” dhe mungesës së autoritetit ekzekutiv kur veprojnë në terren. Zyrtarët policorë në Departamentin e Përforcimit, që operojnë në Mitrovicë dhe në pikat kufitare, për shembull, nuk kanë asnjë autoritet për të vënë ligjin në fuqi, apo të bëjnë arrestime kur shkelje kriminale të dukshme bëhen në prezencën e tyre. Ata vetëm mund të bëjnë aktivitetet e tyre MMA (Monitorim, Mentorim, Këshillim), dhe veprimi jashtë mandatit mund të bëjë që ndaj tyre të ndërmerren masa disiplinore. Kjo mund të ndodhë nëse ata i përgjigjen me forcë një individi të rrezikshëm që e kalon kufirin, sespe kjo shihet si ushtrim i jashtëligjshëm i autoritetit ekzekutiv. Si rezultat, EULEX-i refuzon t’i vë pjesëtarët e Deparamentit të Përforcimit në situata kur ata mund të veprojnë në vetëmbrojtje, e që ne mendojmë se prezenca ndërkombëtare në këso situatash do të ishte shumë e dobishme”, shkruan Kaidanow në komunikimin e saj zyrtar, transmeton portalin indeksonline një dokument të Wikileaksit.

Letra e saj shkoi në Washington më 8 prill 2009, dhe në të Kaidanow gjithashtu kritikoi Brukselin që po i bën presion Prishtinës dhe po e përkdhel Beogradin.

“Nëse EULEX-i, misioni më i madh dhe më ambicioz evropian deri më tash dëshiron të ketë sukses, duhet të bëjë progres në çështje kritike në veri, por ky progres mund të arrihet vetëm nëse Brukseli bën presion të njëjtë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, në vend që të bëjë lëshime për kërkesat politike të  Beogradit dhe t’i injorojë ato të Prishtinës”, përfundon diplomatja.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close