Publikuar me datën: Tue, Aug 30th, 2011

WikiLeaks: Beogradi planifikon ndarjen e Kosovës

Prishtinë, 30 gusht – Kabllogramet e ambasadës amerikane në Prishtinë dhe në Beograd, të publikuara nga WikiLeaks, flasin edhe për situatën në veriun e Kosovës.

Në një kabllogram të datës 29 janar 2010 të, dërguar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, flitet për strategjinë e bashkësisë ndërkombëtare në veriun e Kosovës, raporton Telegrafi.

“Phil, e di se do të takohesh me Robert Cooperin (ndërmjetësin e BE-së për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit) më 2 shkurt, që ndër të tjerash të flasësh edhe për strategjinë për veriun e Kosovës dhe integrimin e serbëve në shoqërinë e Kosovës”, shkruhet në kabllogramin e 29 shkurtit 2010, dërguar nënsekretarit amerikan Philip Gordon.

“Momentalisht e kemi një konsensus të ngushtë brenda bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, se është momenti i duhur që të ndalet ndarja shumëvjeçare mes veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës. Kjo për shkak të mungesës së vullnetit të serbëve të veriut të Kosovës që të kyçen në institucionet e Kosovës dhe për shkak të aksioneve çdo herë e më agresive të Beogradit në veri”, shkruan Dell, transmeton “vesti-online”.

Në kabllograme thuhet se për Perëndimin nuk është figurë publike negociatori serb për Kosovën, Borko Stefanoviq, por këshilltari i presidentit serb Boris Tadiq për politikë të jashtme, Jovan Ratkoviq. Në një kabllogram të ambasadës amerikane në Beograd thuhet se Ratkoviq i ka thënë ambasadores amerikane Mary Warlick se “Beogradi nuk synon ta ndryshojë realitetin në terren për shqiptarët e Kosovës, por se edhe tentimi për ta ndryshuar realitetin për serbët do të thotë destabilizim”.

Ratkoviq në atë bisedë ka thënë se SHBA dhe BE e kanë analizuar edhe intervenimin ushtarak për integrimin e detyrueshëm të veriut të Kosovës. Një muaj më par, Ratkovic ia ka dorëzuar Robert Cooperit planin për ndarjen e Kosovës dhe idenë e njëjtë ia ka dhënë edhe përfaqësueses së BE-së për punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

“Ratkoviq direkt i ka thënë Cooperit se Beogradi do të duhet të pranojë se kurrë më nuk do të sundojë me Kosovën, prandaj Kosova duhet të kuptoj se nuk do ta shtrijë pushtetin në veri të Ibrit”, citohet Ratkoviq në një nga kabllogramet.

Në një kabllogram tjetër, siç transmetojnë mediat serbe, Dell ia tërheq vërejtjen Washington se shqiptarët janë në fund të durimit.

“Plot 10 vjet u kemi thënë shqiptarëve të na besojnë, që të na lënë të veprojmë me situatën, se do t’i mbrojmë, ndërsa tash qeveria e Kosovës së pavarur çdo herë e më shpesh pyet se kur do t’i përmbushim premtimet. KFOR-i po redukton kontingjentet dhe duhet ta shfrytëzojmë çastin e duhur që na është ofruar të veprojmë menjëherë derisa e kemi në disponim KFOR-in që të rregullojmë çfarëdo jostabiliteti”.

Diplomatët në Prishtinë vlerësojnë se Beogradi është duke u munduar në ndarjen praktike të Kosovës, pasi Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi u deklarua për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, ndaj administrata amerikane dhe evropiane duhet të kenë përgjigje të gatshme për këtë.

Por, jo të gjitha shtetet e BE-së e shohin situatën njëjtë, përfshirë edhe ato që kanë pranuar pavarësinë. Ambasadori Dell përmend ambasadorin italian Michael Giffoni i cili një kohë të gjatë ka punuar në Bruksel me Javier Solanan, për të shtuar se administrata në Bruksel kurrë nuk ka dashur të ndërmarr veprime më të ashpra ndaj veriut.

Dell përmes Gordonit i dërgon porosi edhe ndërmjetësit Cooper.

“Fillimisht, strategjia për veriun kurrë nuk është radikale dhe ajo në masën më të madhe bazohet në atë çka BE ka parashikuar dhe vepron në terren. Së dyti, qeveria e Hashim Thaçit është e gatshme që serbëve tu bëjë lëshime nëse janë të gatshëm të kyçen në institucionet e Kosovës. Së treti, kemi partnerë legjitim serbë (të zgjedhur nga serbët), të cilët janë të gatshëm të na ndihmojnë në veri. Këto elementi janë qasja e butë, që është edhe çelësi i strategjisë sonë për veriun e Kosovës”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close