Publikuar me datën: Mon, Jun 6th, 2011

Warlick: Për SHBA-të çështja e Kosovës është mbyllur

Beograd, 6 qershor  – Ambasadorja amerikane në Beograd Mary Warlick ka deklaruar se për \”SHBA-të çështja e statusit dhe të kufijve të Kosovës është zgjidhur\”, duke shtuar se \”mbi 70 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka qenë shumë i qartë rreth kësaj çështjeje\”. Ambasadorja amerikane në një intervistë për të përditshmen beogradase \”Politika\”, njofton QIK-u,  ka theksuar se Washingtoni është fokusuar rreth asaj sesi të punojë në mënyrë konstruktive në marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu Uashingtoni mbështet procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE, por zonja Warlick porosit Beogradin se është i rëndësishëm progresi i vazhdueshëm në bashkëpunimin me fqinjët për të gjitha çështjet e hapura, ndërsa dialogu i Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm dhe pret të arrihet përparim i madh muajve të ardhshëm. Në konstatimin se në realitet ekziston njëfarë ndarjeje e Kosovës, sepse shqiptarët e Kosovës nuk e njohin pushtetin e Beogradit, sikur që serbët nga veriu e Kosovës nuk i njohin autoritetet e Prishtinës, diplomatja amerikane tha se duhet të jetë e qartë se sa i përket SHBA-ve \”çështja e statusit dhe e kufijve të Kosovës është zgjidhur\”. \”Natyrisht njohim interesat speciale dhe marrëdhëniet speciale ndërmjet Serbisë dhe serbëve që jetojnë në Kosovë si dhe interesat për manastiret dhe trashëgiminë kulturore. Mbështesim marrëdhëniet proaktive dhe konstruktive të popullit të Serbsië dhe të gjithë popujve të Kosovë, por po e përsëris, jo në kontekstin e rishqyrtimit të çështjes së statusit dhe integritetit territorial\”, është shprehur ambasadorja Warlick.

Në pyetjen direkte se përse SHBA-të nuk u rekomadon autoriteteve të Prishtinës që në takimet rajonale të marrin pjesë nën emërtimin UNMIK, diplomatja amerikane thotë se ky nuk është rol i tyre. \”Ne e kemi njohur Kosovën dhe mënyrën se si ajo prezantohet. Edhe një herë duhet të theksoj se është me rëndësi për Serbinë që të gjejë zgjidhje për të pasur përfaqësuesin pranë tavolinës\”. Sa i përket lobimit të SHBA-ve kundër kërkesës së Serbisë që të formohet një organ i veçantë i OKB që do të hetonte pretendimet për trafikim me organe në Kosovë, ambasadorja Warlick tha se SHBA-të angazhohen që këto dyshime plotësisht të hetohen dhe konsiderojnë se EULEX absolutisht është organ i aftë për një hetim të tillë. duke shtuar se fillimisht edhe autoritetet serbe konsideronin se EULEX-i mund të zbatojë hetimet, tha ajo duke shprehur bindjen se në të ardhmen ky hetim do të kryhet.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close