Publikuar me datën: Sun, May 15th, 2011

VV: Stefanoviqi është dashur të arrestohet!

Prishtinë, 15 maj – Dhuna e shfrenuar policore ditën e enjte në mbrojtje të Borisllav Stefanoviqit dhe kundër aktivistëve paqësorë, është e mjaftueshme për të kuptuar se negociatat me Serbinë janë në prag të koncesioneve të reja ndaj Serbisë. Kjo është arsyeja pse Qeveria është shumë e përcaktuar që t’ua mbyllë me forcë e dhunë gojën qytetarëve të pakënaqur me pazaret që po bëhen në kurriz të Kosovës, thuhet në një reagim të lëvizjes “Vetëvendosje”.
Sipas saj, Stefanoviqit nuk është dashur t’i lejohet hyrja në Republikën e Kosovës dhe është dashur të arrestohet.
“Ai e përfaqëson shtetin që jo vetëm ka vrarë dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë dhe ka shkatërruar vendin tonë, por aktualisht i financon strukturat e paligjshme të Serbisë, kurse në të ardhmen nëse nuk e synon pushtimin, atëherë ndarjen e Kosovës e synon gjithsesi”, shtohet në reagim.
Vetëvendosje thotë se Qeveria e Kosovës po e shfrytëzon policinë për të mbrojtur agjendën e saj të bashkëpunimit me Beogradin. “Policia është për sigurinë e jetës së qytetarit, e jo për mbrojtjen e zyrtarëve të Serbisë që e kanë për obligim kushtetues rrezikimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Për ta mbrojtur Stefanoviqin, Qeveria e Kosovës me çizmet e saj policore shkeli përmbi trupat e qytetarëve shqiptarë. Jo vetëm që po keqpërdoret policia, por edhe Qeveria po vazhdon të veprojë si shërbim informativ i dhunës, meqë të enjten kishte civilë të shumtë nga MPB-ja, të cilët kishin dalë atë ditë për të shpërndarë shqelma e boksa madje edhe mbi demonstruesit e prangosur. Më i shquari prej tyre ishte Kushtrim Haliti, i cili jo vetëm godet fizikisht, por madje këtë gjë e bën edhe duke u krekosur para medieve. Kushtrim Haliti nuk është pjesëtarë i PK-së, ai punon në dispeçerinë e MPB-së. Për më tepër, ai ka edhe të kaluar kriminale, kur si komisionar i PDK-së, gjatë zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ishte paditur për sjelljet e tij. Por, mosveprimi në ndjekjen e tij e ka inkurajuar atë si kriminel ordiner të vazhdojë t’i shërbejë Qeverisë duke rrahur aktivistët e prangosur”, shkruan Vetëvendosje në komunikatë, duke shtuar se PK-ja të enjten së pari ka sulmuar deputetët e Kuvendit. “I pari fizikisht është sulmuar Albin Kurti. Të gjithë deputetët ishin në hapësirë publike dhe nuk po rrezikonin asgjë. Kjo tregon se çfarë koncepti ka Qeveria për përfaqësuesin e popullit. Ata vetë janë mbi ligjin, kurse të gjithë të tjerët janë nën shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës”, vlerësoi Vetëvendosje, për të kërkuar në vazhdim që ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të japë dorëheqje,
“Nëse ai nuk jep dorëheqje, kjo është shenjë e mjaftueshme që së shpejti policia të shfrytëzohet për ndonjë dhunë të ardhshme kundër qytetarëve shqiptarë”, vlerëson në fund kjo lëvizje.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close