Publikuar me datën: Sat, Jan 19th, 2013

VV: Sahat Kulla ende e pakryer dhe shumë e shtrenjtë

Një çarçaf i bardhë prej 15 metrash gjatësi dhe rreth katër metra gjerësi është vendosur nga aktivistët e VV në objektin e papërfunduar të Sahat Kullës. Naim Kaliqi aktivist tha se qëllimi i kësaj performance është që t`i bëhet thirrje pushtetit komunal që mos të shpenzojë paratë në mënyrë të paarsyeshme, transmeton rajonipress..

Aktivistët e VV në Gjilan të shtunën kanë vendosur një çarçaf të bardhë prej 15 metrash gjatësi dhe katër metra gjerësi mbi objektin e Sahat Kullës. Kjo performancë e tyre ka ngjallur kureshtjen tek qytetarët , derisa aktivistët e saj thanë se qëllimi i saj është që kjo kullë që ka kushtuar hiq më pak se 80 mijë euro dhe ende nuk është përfunduar të kryhet sa më shpejt dhe të bëhet funksionale për qytetin.

Naim Klaiqi aktivist i VV tha se kjo Sahat Kullë ka kushtuar 80 mijë euro dhe ende nuk është përfunduar as në vitin 2013. “Ka mbetur objekt i braktisur me shumë gjësende përreth dhe mbetje të shumta të cilat po e shëmtojnë qytetin “ tha Klaiqi.

Sipas Klaiqit ata po e kritikojnë pushtetin aktual për kujdesin aq të dobët të komunës ndaj trashëgimisë kulturore të qytetit dhe Sahat Kullës. “Po e kritikojmë pushtetin komunal edhe për stërzgjatjen e punimeve në projektet e filluara dhe të vonuara si zakonisht sepse nëse vonohen punimet tek Sahat Kulla atëherë ajo dëmtohet shumë”.

Klaiqi ka sqaruar se pavarësisht se është financim i Ministrisë së Kulturës ato janë para të taksapaguesve dhe të qytetarëve të Kosovës , por edhe këto mjete nuk duhet të shpenzohen kot sepse me ato para do të mund të shfrytëzoheshin edhe për rinovimin e shumë qendrave kulturore në fshatrat e Gjilanit.”Ne nuk jemi kundër Sahat Kullës, por lokacioni ku është vendosur, çmimi i saj i deklaruar prej 80 mijë eurove, dhe stërzgjatjet e punimeve janë shqetësuese dhe brengosëse”tha Klaiqi.

Në fund Klaiqi ka porositur pushtetin komunal që ta përfundojë këtë projekt të shtrenjtë në mënyrë që Sahat Kulla të bëhet praktike dhe funksionale për qytetin.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close