Publikuar me datën: Wed, May 2nd, 2012

VV: Qeveria i hëngër fjalët për zgjedhjet serbe në Kosovë

Pas deklaratave të shpeshta muajve të fundit se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës, Qeveria përmes një komunikate për shtyp ka mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes të OSBE-së dhe qeverisë së Serbisë për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, thotë përmes një kumtese Vetëvendosje.  Qeveria e Kosovës po tenton të shfajësohet duke thënë se OSBE-ja do të organizoje zgjedhjet e jo Republika e Serbisë, mirëpo sipas deklaratave edhe të OSBE-së e edhe të qeverisë së Serbisë, OSBE vetëm do të monitorojë dhe do të lehtësojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë me një ekip prej 35 monitoruesish.

Qeveria, në komunikatën për këto zgjedhje, thirret në parimet dhe vlerat evropiane duke mundësuar qytetarëve me shtetësi të dyfishtë pjesëmarrjen në zgjedhje.  Mirëpo, Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe në kushtetutën e saj Serbia Kosovën e paraqet si pjesë të pandashme të saj.  Edhe këto zgjedhje Serbia i organizon në bazë të kushtetutës së saj ku qytetarët e Serbisë në gjithë territorin e saj do të votojnë për president dhe për parlamentin e ardhshëm të Serbisë.  Pra, qeveria e Kosovës, po ja mundëson Serbisë respektimin e Kushtetutës së vet në territorin e Kosovës.  Si edhe disa herë më parë, gjatë dialogut të qeverisë Thaçi me Serbinë, kjo qeveri po ja njeh Serbisë kushtetutën e saj, dhe automatikisht po e mohon shtetësinë e Republikës së Kosovës.  Nuk mund të shtiremi se marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është marrëdhënie normale, dhe se organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është një problem teknik i monitorimit të OSBE-së.  Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës është vendim thellësisht politik, dhe është shkelje e rëndë e integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës.  Këtë e ka thënë edhe qeveria e Kosovës javëve të fundit edhe me veprimet e saj sporadike të konfiskimit të materialit zgjedhor, thotë ndër të tjera kumtesa e Vetëvendosjes.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close