Publikuar me datën: Sun, Oct 27th, 2013

VV me projektligj për pasurinë e paligjshme

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Kuvend një projektligj, i cili ka të bëjë me vërtetimin dhe shqyrtimin e pasurisë së pajustifikueshme. Sipas deputetëve të Vetëvendosjes, ky projektligj në thelb paraqet bazë të fortë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në përgjithësi. Ata thonë se korniza aktuale ligjore nuk garanton luftimin efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit.Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se ky projektligj që është dorëzuar sot në Kuvend, ka për qëllim të përcaktojë kompetencat dhe procedurën për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke përfshirë edhe konfiskimin e pasurisë së fituar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe pasurinë e fituar pa bazë të ligjshme. Ajo tha se Korniza aktuale ligjore nuk garanton luftimin efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Qëllimi kryesor i këtij projektligji është që të arrihet deri te justifikimi i pasurisë, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se është përfituar në mënyrë ët kundërligjshme e sidomos me cilësi penale. Me këtë projektligj i dyshuari duhet të sigurojë provat me të cilat arsyetohet prejardhja e pasurisë. Gjithashtu ky projektligj ka për qëllim hetimin, shqyrtimin dhe vërtetimin e transaksioneve pasurore që dot ë mund të bëheshin me qëllim të shmangies nga ndjekja për pasurinë, e cila është sajuar mbi baza të dyshuara”, tha ajo.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se ligji i miratuar për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është dëshmi se qeveria ka vullnet për të penguar luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Ai paraqiti disa vërejtje, që sipas tij, qeveria nuk i ka marrë parasysh.

“Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, është një ligj që e kufizon maksimalisht hapësirën për hetime dhe konfiskim. Ky projektligj ia pamundëson prokurorisë ët nisë hetime mbi bazën e dyshimeve. Ky ligj e ngarkon prokurorinë me zbardhjen e së vërtetës për sa i përket të mirave materiale që dikush dyshohet se i ka përfituar në mënyrë të paligjshme, logjikisht këtë barrë do të duhej ta barte pala e hetuar. Skandali më i madh është përcaktimi i afatit kohor për krimin”, theksoi ai.

Deputetët e Vetëvendosjes, thanë se do të bashkëpunojnë me partitë opozitare dhe shoqërinë civile, duke iu bërë thirrje atyre që ta përkrahin këtë projektligj. Ndërkohë, më 11 shkurt të këtij viti Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close