Publikuar me datën: Thu, Aug 4th, 2011

VV: Marrëveshja e KFOR-it, kundër reciprocitetit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar edhe njëherë për marrëveshjen e KFOR-it me përfaqësuesit serbë, tani rreth përmbajtjes.
Vetëvendosje vlerëson se sipas kësaj marrëveshjeje në tri pika, kontrollin dhe komandën në portat 1 dhe 31 do ta vazhdojë KFOR-i deri në mesin e muajit shtator të vitit 2011 me mundësi zgjerimi të këtij afati. Pika e dytë thotë që ‘automjetet, kamionët deri në 3.5 tonë dhe kamionët me të mira humanitare përfshirë ushqimin mund të kalojnë pas kontrollit të identitetit dhe kontrollit për armë’. Duke qenë se e gjithë kjo fjali, përveç pas fjalës ‘automjete’, nuk ka askund presje tjetër, sipas VV, nuk është e qartë nëse edhe këta kamionët deri në 3.5 tonë mund të kalojnë vetëm nëse kanë të mira humanitare apo edhe kur bartin diçka tjetër. “E, ndoshta, pikërisht kjo dykuptimësi e ka mundësuar arritjen e marrëveshjes dhe interpretimi i saj në vijim do të varet nga forcat e palëve dhe gjendja në terren. Qeveria e Kosovës duke mos e vazhduar aksionin policor në veri po defaktorizohet dhe kjo u pa edhe nga shpërfillja që iu bë mbrëmë. Ajo njëherë tha që nuk e pranon këtë marrëveshje ndërmjet KFOR-it e Serbisë e mandej tha që e pranon pas sqarimeve që i paska marrur Kryeministri Thaçi nga Komandanti Buhler”, thuhet në reagim.
Në pikën e tretë dhe të fundit të marrëveshjes sipas kësaj lëvizjeje, shkruan që ‘bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset’. “Duket që pika e tretë është kompensimi që merr KFOR-i për lëshimin në pikën e dytë”.
“Menjëherë pas këtyre tri pikave, kemi një fjali vendimtare: ‘Për bisedimet, Komandanti i KFOR-it e ka autoritetin e plotë e të gjitha institucioneve të përfshira’. Dhe, mandej, thuhet që ‘Kryenegociatori Borislav Stefanoviç dhe Ministri Goran Bogdanoviç do ta koordinojnë marrëveshjen me Presidentin e Serbisë dhe autoritetet e tjera të përfshira në anën serbe’. Së këndejmi, bazuar në këtë marrëveshje, del që institucionet e Kosovës i përfaqëson KFOR-i përgjatë këtyre bisedimeve. Shteti i pavarur i Kosovës në mungesë të ushtrisë së vet dhe Qeveria e Kosovës në mungesë të urdhrave të tjerë për praninë dhe veprimet e Policisë së Kosovës në veri, po shpërfillen nga KFOR-i. Kësisoj, KFOR-i po forcohet ndërsa shteti i Kosovës po dobësohet. Ndonëse KFOR-i sot ka deklaruar që kjo paraqet veçse një draft-marrëveshje, draftet dhe bisedimet e këtilla janë të padrejta dhe të dëmshme. Kurrfarë reciprociteti midis Kosovës e Serbisë nuk mund të sendërtohet kështu”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close