Publikuar me datën: Sat, Jun 18th, 2011

VV: Kosova po hyn në një krizë të thellë ekonomike

Prishtinë, 18 qershor – Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr vërejtjen se me kornizën afatmesme të shpenzimeve, që është prezantuar dje nga qeveria, Kosova po hyn në një krizë të thellë ekonomike.

“E vërteta është që deficiti buxhetor nuk do të financohet nga kreditë e buta të FMN-së, ashtu siç paraqitet në kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe në buxhetin e Republikës së Kosovës, por i lihet lexuesit të supozojë që ky deficit do financohet nga aksham-pazaret e shitjes së PTK-së, si dhe nga rezervat shtetërore. Nëse ky është skenari, atëherë Republika e Kosovës rrezikon të përfundojë vitin me vetëm 20 milionë euro bilanc bankar, aq sa është pasuria e deklaruar e disa prej qeveritarëve”, tha Shpend Ahmeti nga lëvizja Vetëvendosje.

Më tutje, ai theksoi se “të hyrat ose shpenzimet për vitin fiskal do të jenë dukshëm më të larta ose më të ulëta se ato të aprovuara në Ligjin e Buxhetit. Duke marrë parasysh se jemi në muajin qershor dhe se për shkak të politikave afatshkurtra dhe jo të menduara mirë po rrezikohet stabiliteti fiskal i Kosovës, në një afat sa më të shpejtë, Qeveria duhet të sjellë në Kuvend propozim-buxhetin e ndryshuar, posaçërisht pas prishjes së marrëveshjes Stand-By me FMN-në, dhe t’i tregojë qytetarëve dhe deputetëve të Republikës së Kosovës se si do ta financojë deficitin e krijuar”, tha Ahmeti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close