Publikuar me datën: Sat, May 25th, 2013

Vuçiq: Ekzistojnë dilema në lidhje me implementimin e planit

Nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se ekzistojnë hamendësime në lidhje me planin e implementimit të marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës, dhe për këtë arsye nuk beson se sot do të mbahet mbledhja e qeverisë me rastin e pajtimit që e kanë arritur kryeministrat Daçiq dhe Thaçi.

Ai paralajmëroi se sot do të bisedojë me zyrtarë të caktuar ndërkombëtar për ndryshimin e planit implementues të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Nuk besoj që sot do të mbahet mbledhja e qeverisë për arsye të hamendësimeve që ekzistojnë rreth implementimit të marrëveshjes, andaj sot do të bisedoj me përfaqësues të  caktuar të bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që të fitojë edhe disa garanci për serbët në Kosovë e Metohi”, tha Vuçiq, transmeton gazeta Blic.

Ai saktësoi se ekzistojnë edhe ndryshime të planit për implementimin e marrëveshjes në Bruksel, që nuk kanë të bëjnë me institucionet paralele në Kosovë.

“Ndryshimet kanë të bëjnë me mosekzistimin e obligimeve për ndryshimin e ligjeve kosovare, detajet teknike për Bashkësinë e komunave serbe dhe pjesës statusore që do të garantonte ekzistimin e dokumenteve serbe”, tha Vuçiq.

Ai shoti se Serbia insiston në çështjet e sigurimit të dokumenteve personale dhe të shtetësisë për serbët, si dhe vula për universitetin.

Në pyetjen se kur do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës, ai tha se këtë e bën shumë herë gjatë javës.

Ai tha se nuk e kundërshtojnë marrëveshjen të gjithë serbët nga Kosova, por disa këtë e bëjnë në mënyrë të vet.

“Unë nuk mund t’i ndryshoj ata, e as ata neve. Çështje kyçe është se a mundemi bashkë të punojmë dhe çka mund të përfitojmë”, tha nënkryetari i qeverisë serbe.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close