Publikuar me datën: Fri, May 21st, 2010

Vresweejk: Tre të dyshuar në “rastin Limaj”, një do të arrestohet

Prishtinë, 21 maj – Misioni i EULEX it ka ritheksuar se në hetimet për korrupsion nuk do të kursejë as Kryeministrin Hashim Thaçi. Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të këtij misioni, Johannes van Vresweejk, tha mbrëmë se incidenti i së mërkurës në aeroportin e Prishtinës, ku është ndalur për kontroll kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat që e shoqëronin, para se të nisej për në Turqi, është provokuar nga vetë ky i fundit, i cili nuk është ndalur në pikën e kontrollit të sigurisë. “Unë pres që secili zyrtar i lartë qeveritar, të kalojë përmes procedurave. Sepse nëse duhet kaluar përmes një pike kontrolli, atëherë duhet respektuar këtë rregull. Askush nuk është mbi ligjin. As kryeministri apo ministri i transportit”, ka thënë Van Vresweejk për Klan Kosovën. Ai tha se pas këtij incidentit i ka telefonuar kryeministri Thaçi, por nuk dha detaje. “Më janë thënë disa gjëra, kaq mund të them”. Sipas kryeprokurorit, e gjithë kjo ndodh në kohën kur “rasti Limaj po ecën para”, duke shtuar se këto janë “hetime komplekse”, dhe se është “bërë progres”.
Të mërkurën, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër ministrave të kabinetit të tij, që e shoqëronin për vizitë në Turqi, u janë kontrolluar në detaje valixhet nga doganierët e EULEX it në aeroportin e Prishtinës. Përveç kontrollit, kreu i ekzekutivit dhe ministrat janë detyruar të ecin në këmbë për disa metra, nga se veturat e tyre nuk janë lejuar të hyjnë deri në pikën më të afërt, siç e praktikojnë zakonisht.
Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes van Vresweejk, ka thënë se shumë shpejt do të arrestohet dikush në lidhje me rastin Limaj. Në intervistën dhënë televizionit Klan Kosova, ai ka thënë se tre veta janë të dyshuarit kryesorë në rastin Limaj. “Tani për tani janë tre. Dhe do të arrestojmë dikë”, ka thënë ai. Kryeprokurori i EULEX-it ka paralajmëruar po ashtu se përveç rastit Limaj, ka kompletuar edhe 19 raste të tjera për korrupsion. Ai edhe një herë përsëriti se po hetohen edhe ministra të tjerë përpos Fatmir Limajt. Johannes van Vresweejk thotë se nuk mërzitet nëse ata janë zyrtarë të lartë të partive politike.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close