Publikuar me datën: Sat, Jan 19th, 2013

Vrasja që tronditi muhaxhirët e Poneshit

Vrasja e Adem Byqmetit dhe plagosja e vëllait të tij, Ramizit, ka tronditur familjarët dhe muhaxhirët e Poneshit.

Familja e Adem Byqmetit (1973), i vrarë të premten në mesditë, po bëhej gati për ta pritur kufomën, e cila ishte dërguar për obduksion në Prishtinë. Ademi rrjedh nga një familje e varfër dhe ishte i papunë. Baba i tri vajzave dhe një djali, Adem Byqmeti u vra derisa po priste dru tek vendi i quajtur mali i Letevcit në Ponesh.

Rajonipress ka vizituar në spitalin e Gjilanit Ramiz Byqmetin e plagosur. Pyetja e parë që na bëri ishte: “A është Ademi gjallë”. Ramizi ende nuk e kishte informatën se Ademi kishte vdekur, por vaji i tij ishte i papërmbajtur. “Na vranë për asgjë, për dru e për idare”, rrëfente Ramizi derisa ishte shtrirë në repartin e kirurgjisë dhe po merrte një infuzion.

Ramizi vazhdoi rrëfimin e tij: “Ishim duke prerë në mal të huaj, por jo në mal të serbëve. “Derisa po prinim dru erdhën dy serbë dhe na thanë ‘pse po preni dru këtu’. Ju përgjigjëm se mali nuk është i tyre, por megjithëkëtë, ne u zhvendosëm nga aty . S`ka shkuar pak kohë dhe ata dy veta, njëri me emrin Bela, erdhën dhe sërish filluan të na provokojnë. Ne i treguam se mali nuk është i tyre, por njëri prej tyre e nxori revolen dhe së pari më goditi mua pastaj vëllanë Ademin, i cili ra për tokë menjëherë. Pasi shtinë mbi ne, ata menjëherë ikën në drejtim të panjohur , me një veturë ngjyrë të kuqe”.

Mjeku kujdestar, kirurgu Iljaz Poroshtica tha se gjendja e pacientit është e mirë dhe nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike edhe pse ka marrë një plumb në trup. “Ende jemi në verifikim të analizave”, tha Poroshtica.

Ndërkohë për rastin policia ka arrestuar serbin Momqillo Stajiq, rreth moshës 27 vjeçare, ndaj të cilit pritet të caktohet masa e paraburgimit ditën e shtunë nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake. Kryesi i veprës dyshohet se është larguar në drejtim të Serbisë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close