Votat serbe nga Kosova, numërohen në Rashkë

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 6 maj në Kosovë, sipas të cilit votat nuk do të numërohen në Kosovë, por në Rashkë.
Sipas vendimit, anëtarët e këshillave zgjedhorë do t’i hapin kutitë në selinë e komunës së Rashkës dhe rezultatet nga aty do t’i dërgojnë në Beograd.
Mediat serbe dje kanë raportuar se OSBE-ja ka ofruar ndihmë, por në kufijtë e legales.
Vlada Joviçiq, këshilltar në të ashtuquajturën ministri për Kosovën, ka thënë se OSBE, për shkak të sigurisë së procesit t votimit, ka kërkuar që votat të numërohen jashtë Kosovës dhe se simbolet serbe në Kosovë të vendosen vetëm në vendet e votim