Publikuar me datën: Mon, Jul 23rd, 2012

Vizita e Ban Ki-moonit avancim i relacioneve Kosovë – OKB

Vizita e kreut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- moon në Kosovë në vështrimin e analistëve nuk përbën ndonjë rëndësi të veçantë për situatën në vend dhe as për bisedimet midis Prishtinës e Beogradit. Kjo më tepër shihet si një avancim i mëtejmë i relacioneve midis Kosovës dhe organizatës më të fuqishme botërore.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-moon vjen në Kosovë konform pozicionit të neutralitetit që kanë Kombet e Bashkuara ndaj Kosovës dhe vizita nuk do të ketë të gjitha tiparet e pritjes shtetërore.

Kjo vizitë sipas analistit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK), Naim Rashiti, nuk do të nënkupton assesi përfshirje të OKB-së në çështjen e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht faktit që OKB nuk e ka fshehur dëshirën të jetë pjesë e tyre.raporton RTK-ja.

“Në shtator BE e ka bërë të qartë se gjithçka që lidhet me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmes së tyre BE-ja ka përgjegjësinë ekskluzive. Unë nuk shoh ndonjë ndërlidhje mes vizitës së Ban Ki -moon dhe planit të tij gjashtëpikësh”, ka thënë Rashiti.

Ai thotë se pavarësisht që disa gjëra rreth bisedimeve mund të kenë elemente të përbashkëta me planin e tij, një gjë mund ta bëjë OKB pavarësisht statusit neutral.

“Pavarësisht statusit të Kosovës në Kombet e Bashkuara, statusi neutral nuk do t’i pengonte OKB-së që kjo të sillet konform një raporti përmirësues ndaj Kosovës. Kosova ka qenë nën administrimin OKB-së dhe pavarësisht subjektivitetit politik ndërkombëtar Kosova ka subjektivet territorial”, ka thënë Rashiti.

Vizita e kreut të OKB-së Ban Ki-moon në Kosovë është pjesë e një vizite që ai po bën në gjitha shtetet e krijuara pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Pas vizitës së sotme në Serbi ai do të lëviz më pak drejt jugut për t’u takuar në Prishtinë, pa të gjitha elementet e protokollit shtetëror, me presidenten e vendit, kryeministrin, komandantin KFOR-it dhe shefin EULEX-it.

Sekretari gjeneral do ta takoj gjithashtu shefin misionit të OKB-së në Kosovë Farid Zarif për t’i dhënë udhëzime të reja për punën e mëtejme të misionit në Kosovë të vendosur nga viti 1999.

Më pas ai do të vizitojë manastirin Visoki të Deçanit i cili tashmë është në listën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO, si dhe Pejën e Prizrenin. ,

Kjo është vizita e dytë e një kreu të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë pas atij të Kofi Anan-it në vitin 2002 kur Kosova ishte nën administrimin e kësaj organizate.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close