Publikuar me datën: Mon, Jan 3rd, 2011

VITI QE SHKON- REPRIZE E VITIT TE KALUAR

Kur Kristofor Kolumbo nisi itinerarin e tij drejt një bote tjetër,që njerëzimit ti sjell zbulime të reja që më vonë do të ndryshojnë botën,për shkak të cakut të papërcaktuar ,zbuloi rugën për në Amerikë duke mos e ditur se ka kryer një mision aq të rëndësishëm dhe ka zbuluar një kontinent të ri.Vullneti dituria, trimëria ,organizimi dhe kompaktësia e grupit të tij ,ishin karakteristika të misionit të tij,por kur Kollumbo me gjithë atë përvojë dhe me atë kohezion brenda grupit të tij të përzier me njerëz me përkatësi të ndryshme nacionale dhe racore,pa paragjykime , gaboi  rrugën, cfarë mund të themi për grupin tonë lundrues?

Vitin 2010 që e përjetuam si një aventurë në një anije me kapiten dhe timonier të dobët,pa përvojë dhe pa cak të vërtetë, pa busolë se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë , me ndarje të pjesëtarëve të aventurës lundruese të rradhës në ato që janë më të mirë dhe ata që rastësisht gjenden në udhëtim,me sfidat që sjell një udhëtim e që nuk mund të tejkalohen pa mos e ditur rrugën e vërtetë detare , dhe me mosmarveshje për gjërat elementare,por edhe ato madhore, që regullojnë kompaktësinë e pjesëtarëve të udhëtimit ,që ishte kusht esencial pët të  aritur aty  aty ku  synon, duhet të jetë një përvojë plus që në të ardhmen ,kur do të nisemi të kryejmë një punë ,paraprakisht së paku të meremi vesht , duke I ndarë detyrat në bazë të reciprocitetit, përvojës ,diturisë ,meritës dhe normalisht situatës momentale të gjendjes së barkës.

Ishte kjo një hyrje koncize, për të paraqitur situatën gjatë vitit që është duke mbaruar, me anë të një simbolike, të lundrimit ,  të udhëheqësisë të këtij shteti, që përfundon në mes të rrugës,duke pritur erërat e reja që së paku ta shpëtojnë nga fundosja përfundimtare.!Këtu ishin të përfshirë të gjitha strukturat shqiptaro –maqedonase dhe të tjera që kanë marë pjesë në itinerarin e lartëpërmendur dhe na kanë lënë në mes të detit,të habitur,të revoltuar,të friguar,të dezinformuar,të pashpresë….!Kjo situate momentale,nese I drejtohemi grupit shoqeror qe perben ende më shumë se  20% të popullsisë së këtij shteti,vitin të cilin jemi duke e harxhuar dështoi.Dështimi ishte edhe në pozitën politike edhe në opozitën shqiptare.Ata nuk aritën të menaxhojnë mire me emocionet e tyre dhe me përkatësinë partiake.Nuk u arit ajo aq e kërkuara që një kombi të ndarë I duhet ne momente kur vendoset në një mënyrë ardhmëria e tij.Krejt muhabetet fillonin dhe mbaronin ne perkatesine partiake,që mund të jetë njgjarja më negative e vitit që mbaron.Kjo mënyrë e menaxhimit me politikat kinse proshqiptare të subjekteve tona politike tregon qartë mvarshmërinë e një individi I cili është pjesë e ndonjë structure politike nuk ka lirine e veprimit pasi ardhmeria e tij është aq ngushtë e lidhur me subjektin politik sa qe edhe aspiratat madhore te kombit tone  behen pjese e parendesishme e jetes politike.

Por ,shkurt,nese domi të paraqesim një situate në këtë vit që mbaron, të meremi me pjesën tonë të angazhimit ,gjegjësisht me atë që kemi kaluar gjatë këtij viti ,me të mirën dhe të keqen sic do të thoshte një fillozof,me pozitiven dhe negativen që do ta përmendnin sociologët,fitoren apo humbjen që dota vlerësonin sportistët,suksesi I operacionit kirurgjik që do ta diagnostifikonin mjekët, vit I sukseseve tona dhe mossukseseve sic do të thonin politicijentët apo kohë e rilindjes apo stagnimit te rilindjes kombetare –që do të shkruanin historianët…do të thosha unë – definitivisht egziston një kaos në këtë shtet.Ekonomia në gjendje katastrofale,gjykatat në situatë hiperkatastrofale,shëndetësia e sëmurë ,pa shpresë për shërim,të drejtat njerëzore në fazën më të lartë të diskriminimit,kriminaliteti,mito,korupcioni në ritje,funksionimi I komunave në blokadë permanente,partitë politike në trans, populli I gatshëm të ikë ,kryeministri në pushime në antikë,Maqedonia në ajër,shqiptarët në gjumë, anarhia para derës….!!!!???? dhe do ta citoja  perseri z. Sem Vaknin, I cili qysh para afer  dy viteve kështu e vlerëson situatën në Maqedoni,ai thotë:**Mosmarveshjet mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë shumë të mëdha ,bile edhe më të mëdha se mosmarveshjet mes grekëve dhe maqedonasve.Mosmarveshja mes maqedonasve dhe grekëve  është shumë e vogël krahasuar me mosmarveshjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve,sepse është shumë thelbësore.Shqiptarët kanë një vizion për Maqedoninë,përderisa maqedonasit kanë një vizion tërësisht të ndryshëm nga ajo e shqiptarëve.Nuk shoh se si nund të bëhet një kompromis.** Mirëpo kjo nuk don të thotë se shqiptarët kanë vizion të gabuar ,përkundrazi vizioni është shumë I qëlluar edhepse I përzier me do ndërhyrje të disa subjekteve politike me projektet e veta ,por që nuk është ndryshim  substancial I vizionit,vetem menyra e veprimit në praktikë është disi statike,pa dinamikën e duhur që proceset do ti conte përpara! Ky ndryshim në qasje të zgjedhjes së problemeve shqiptaro-maqedone ,në mënyrë serioze ka ndikuar që këtë vit ,gati mos zgjedhim asnjë problem ndëretnik,bile edhe të inicohen edhe zënka të reja rreth cështjes së përmendur.Sikur gjykata kushtetuese nuk do te aborgonte disa ligje antishqiptare sot e kesaj dite ne do te ishim ne gracken e veprimeve tona.Intenca e  pushtetit Maqedon ka qenë nëncmimi I luftës së 2001. ,duke u friguar nga forca e saj postrevolucionare,kurse në këtë ka qenë e ndihmuar edhe nga tabori shqiptar ,me deklarata të ndryshme rreth luftës dhe statusit të saj, me zënka në mes shoqatave të dala nga lufta dhe propozimet e tyre konfuze.Kjo mënyrë e komunikimit mes forcave politike dhe grupeve te interesit   ishte edhe shkak I blokimit të shumë projekteve shqiptare për avancim edhe të statusit tonë si komb I ndarë , zgjedhjen e statusit të ish luftëtarëve të lirisë ,invalidëve dhe familjeve te tyre,që normalisht rezulton me pakënaqësi në mes te popullit.Liberalizimi I vizave hyn në grupin e të mirave ,qe reflektoi pozitivitet te konsiderueshem dhe nje ulje te tensioneve qe veproi edhe ne kete vit edhepse ajo ne kohen kur u aprovua ishte mënyra më e mirë për justifikimin e mospranimit  në bisedat për integrim.Duke pasur parasysh se gazetat tona janë të blokuara nga opinione të ndryshme,që konsideroj si zgjim nga gjumi I dimrit  dhe me respekt ndaj sipërfaqes që do të mundte të zë ky shkrim në gazetë ,dotë mundohem sa më shkurt të bëj një shëtitje ,duke u kthyer në fillim të vitit 2010. që të arij në kohën e tashme duke u munduar të sublimoj idetë e mija ,vizavi veprimeve të praktikimit të pushtetit dhe rolin e subjekteve politike në këtë udhëtim retro.Vitin e rri e filluam me slloganin e vjetër dhe të mësuar përmendsh se ky vit do të jetë vit I ndryshimeve si ekonomike ,sociale, politike …me shpresa të mëdha për integrim në NATO dhe afrim tek dyert e BE.Por na ndodhi ajo që proverba popullore se **plani I shpisë, nuk del në pazar**.Rreth pranimit në NATO, na perseritet Greqia dhe vetoja.!Na perseritet projekti 2014,me figurat antiko-jugoslavo-bulgare ,paqartesi reth biografive te personaliteteve qe stolisin pjesen qendrore te Shkupit,aeroporti ,,Aleksander Veliki,, ,do muze te VMRO-së apo muze –oda të shqiptarëve,do probleme te reja me Enciklopedine.Dhe nuk pati bile afrim tek dyert e Nato as të BE-së që e vlerësova sukses pozitiv,pasi metëvërtetë nuk jemi të parapregatitur që të anëtarësohemi në këtë organizëm ndërkombëtar.Dhe ende jam I qendrimit se integrimet ne NATO dhe bisedimet per ne BE,nuk jane prioritet I yni,pasi ende nuk kemi zgjedhur statusin tone definitive.Ne jemo të vetëdijshëm se në moment jemi pa identitet ashtu sic janë edhe maqedonasit,pra ne jemi një komb I ndarë ne hyrje të kushtetutës që pastaj të shëndrohemi në njëfar 20% – shi famoz.Nga ana tjetër ,duke e ditur se cili është qëllimi kryesor apo strategji e Maqedonisë si shtet njënacional,pra si shtet modern maqedonas ne strukturat euro atlantike dhe BE ,prioriteti yne per te zgjedhur kete ceshtje ne kete vit nuk ishte ne nivel te duhur.

Kryetari I ri I shtetit , Gjorgje Ivanov,në asnjë aspekt nuk ariti të zë vendin që ia dhuroi populli.Ai disi ishte I humbur dhe veprimet e tij pushtetare I kishte të pakordinuara ,vecanërisht me shqiptarët në përgjithësi.

E pabesueshme por perseri  na u paraqit  Enciklopedia ,me përalla fantastike , e kritikuar aq shumë nga shqiptarët por edhe nga një pjesë e maqedonasve ,që një ditë kinse të tërhiqet,kurse **në të zezë të shitet**,nga ana tjetër këshill I ri redaktues që do të bënte përmirësimet eventuale më shumë të përfolura,u shkaterua,sepse dy shqiptare nuk munden te qendrojne nen presionin e emocioneve individuale dhe grupore,Ata e leshuan ate keshill,bile edhe nuk paguheshin per punen qe duhej te behet!Opinioni im I dhena para dokohe reth Eciklopedise sikur duket, do te kete jete te gjate! –,, një ditë publiku do të habitet kur në treg do të shiten dy Enciklopedi,njëra pa përmirësime,dhe tjetra me përmirësime që do ti ngjajë *** orvatjes së fundit të kozmetikut ,që prej bythe të bëjë fytyrë**.

Shllagu vjen në fund!Dikush këtë mund ta konsideroje dicka te thjeshte,te parendësishme, por ,emërimi I anëtarëve të rinj në një nder Komisionet kuvendore ,ku per fat te mire mund te emerohen anetare nga jasht ,tregoi nje egoizem te te zgjedhurve te popullit qe quhen deputete,nje egoizem vec I perceptuar nga publiku ku ne konkurset per plotesimin e vendeve neper komisione emerohen njerez te vjeter –te rij,me nje biografi ku nuk ka vend ku ata nuk jane te angazhuar!Pati Konkurs,ku aplikuan 37.konkurues,per shtatë vende .Anëtaret u zgjodhen,nga Komisioni per zgjedhje dhe emerime dhe u votuan ne Kuvendin republikan.E gjithe do te ishte ne regull sikur te behej perzgjedhja e vertete ,gjegjesisht duke qene te vetedijshem per krizen qe mbreteron ne shtetin ku jetojme,dhe se duhet disa komisione te pasurohen me fytyra te reja qe plotesojne kushte te parapara me ligj,por edhe qe jane finansiarisht te dobet,apo kategorite e arsimtareve,profesoreve ne shkolla fillore apo te mesme,apo njerez te papunesuar…ndodhi cudi,derisa maqedonasit pranuan anetare sic jane mesues,punetore social etj shqiptaret zgjodhen nje prof.dr, perndryshe dekan ne USHT,anetar I nje numri te madh te komisioneve tjera dhe nje mr.gjithashtu dekan ne Universitet.Cfare te themi kur konstituohet nje komision qe ne essence diskriminon tjeret,pra qysh ne fillim a mund te presim nga  ai qe do te jete bartes I zgjedhjes se rasteve te diskriminuara,!Presim e shohim!!!

Pa mare parasysh u urojme qe ne vitin e ardhshem 2010. edhe komisionet tjera ne ndihmen e deputeteve te nderuar perseri kategori e njejte njerezish te zene vendet e disave qe mezi ngjesin qoshen me qoshen!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close