Violinisti Visar Kuçi në “Birmingham, Big City Culture”

Birmingham, 21 maj – Violinisti kosovar, Visar Kuçi, iu është bashkuar gamës së artistëve nga Anglia, Skocia dhe India në koncertin inagurues të kampanjës “Birmingham, Big City Culture”. Kështu tinugjt e “Valleve shqiptare”, të përpunuara nga mjeshtri Ibrahim Madhi, u intonuan nga Kuçi në startin e garës së qyteteve britanike, me moto “We can win, UK City of Culture 2013” për të fituar titullin e qytetit të kulturës për vitin 2013.
Njëherësh me këtë rast në Britani edhe zyrtarisht u promovua turneu i koncerteve të projektit “Historike, Heroike dhe Gazmore”, një bashkëprodhim i Ulfah Arts (Britani e Madhe) dhe DAM Festivalit (Kosove). Në këtë turne do të prezantohen tri vepra të kompozitorëve kosovarë Dafina Zeqiri, Visar Kuçi dhe Amend Xhaferi, derisa perveç këtyre dy të fundit në rolin e interpretuëve nga Kosova do të prezantohet edhe tenori kosovar Riad Ymeri.
Artistëve nga Kosova në skenë do t’ju bashkohen edhe aktorja e nominuar për çmimin BAFTA Alia Al Zougbi, pianistja Rosalind Parker dhe flautistja Holly Jones. Turneu i artistëve kosovarë do të përfundojë më 28 maj në Londër, derisa përfshinë edhe katër koncerte të tjera nëpër qytete të ndryshme të Anglisë.