Publikuar me datën: Wed, Oct 7th, 2015

Vijnë serbët, blindohet Tirana

Për mijëra e mijëra qytetarë, sportdashës, tifozë ose jo, në Tiranë e Elbasan, e mërkura dhe e enjtja do të jenë dy ditë jo të lehta. Në njërën anë do të jenë emocionet e një dueli sportiv të shumëpritur, që do të “trazojnë” shpirtrat kuqezi, ndërsa nuk do të mungojnë vështirësitë e shumta në qarkullim edhe për ata, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me topin, fushën e blertë dhe ethet e sportit më popullor në botë.

Rrugë të bllokuara, lëvizje e kufizuar, helikopterë në ajër e uniforma blu në tokë, do të jenë korniza e një momenti, sigurisht historik, por që duket se ka futur në ankth ekspertët dhe përgjegjësit e sigurisë. Serbët në Rinas, Tiranë e Elbasan, janë jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një angazhim madhor për forcat e sigurisë, raporton “Shekulli”.

Policia e Shtetit, në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, për arsye sigurie vendosë të “blindojë” qytetet e Tiranës dhe Elbasanit. Duke filluar nga dita e sotme, që përkon me ardhjen e Kombëtares serbe në vendin tonë, si dhe ditën e ndeshjes, policia thekson se, do të bllokohen disa segmente rrugore në kryeqytet dhe në rrugët lidhëse me Elbasanin, ku do të zhvillohet ndeshja.

Kështu, do të jenë në gatishmëri rreth 1500 forca policie, të ndihmuar edhe nga shërbimet inteligjente në vend, të cilët do të monitorojnë situatën hap pas hapi për të shmangur çdo incident të mundshëm. Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ia ka besuar drejtimin e sigurisë para dhe pas ndeshjes Shqipëri- Serbi, numrit dy të policisë, Altin Qatos.

Bllokime drastike të qarkullimit rrugor parashikohet të bëhen nga aeroporti i Rinasit, deri në stadiumin e qytetit të Elbasanit. Në një prononcim për “Shekulli”-n, Altin Qato thekson se këto masa, në dukje ekstreme, bëhen me qëllim shmangien e çfarëdolloj incidenti që mund të jetë parashikuar që të ndodhë.

“Janë kërkesa normale, që ne i gjykojmë të zbatueshme. Disa nga kërkesat e bëra nga pala serbe janë akset e lira rrugore kur kalon ekipi i tyre për shkak të shmangies së ndonjë bllokimi apo ndonjë provokimi. Për këtë ne kemi bërë një plan të veçantë për akset rrugore. Do të kemi të vendosur efektivë të rendit në akse rrugore për të bllokuar segmentet, si dhe që të lehtësojnë trafikun dhe të shmangim incidentet ndaj ekipit serb”, pohoi Qato.

Akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë

Duke filluar nga sot, prej orës 17:00 deri 20:00, segmenti rrugor i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Ura e Lanës”, sheshi “Skënderbej” do të qëndrojë i bllokuar. Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga Rinasi, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe rrugët dytësore që lidhen me autostradën, duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29 Nëntori”, rruga e “Durrësit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”.

Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i këmbësorëve pranë hotel “Sheraton” dhe “Universitetit të Arteve”, si dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia”. Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet, të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”. Drejtuesit e mjeteve do të duhen të ndjekin rrugë të tjera alternative për të shkuar në qytetin e Elbasanit ditën e nesërme, ku do të zhvillohet edhe ndeshja më e shumëpritur për bashkëkombësit tanë, ajo me Serbinë.

Nesër, duke filluar nga ora 12:00- 19:00, do të bllokohet segmenti nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit, ku nuk do të lejohen kalimi i mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit. Pra për të ndjekur ndeshjen, një tifozi do t’i duhet të udhëtojë nëpërmjet qytetit të Durrësit për të mbërritur në “Elbasan Arena”.

Për këto masa ekstreme, Drejtoria e Policisë së Tiranës kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës që të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara, si dhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për te mbërritur në destinacion. Forcat më të shumta të policisë së shtetit do të jenë të dislokuara në qytetin e Elbasanit, ku do të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas Altin Qatos, në Elbasan janë bërë eksperimente nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me rastin e ndeshjes ndaj Portugalisë, ku janë testuar disa taktika të reja për të monitoruar personat e rrezikshëm në distancë, të cilët mund të jenë potencial për të prishur mbarëvajtjen e ndeshjes.

Rrugët që bllokohen në Elbasan

Policia e Elbasanit ka deklaruar se nesër në orën 08:00, do të bllokohen disa segmente rrugore, si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse në qytet, konkretisht: Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd; Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga “1 Maji” deri tek ish-Konservimi i Vjetër dhe përfundon te “Harullajt”. Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i “Luleve” deri tek rrethrrotullimi i “Zaranikës”; nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit “Elbasan Arena”.

Monitorim nga toka dhe ajri

Masat e Policisë së Shtetit do të jenë të forta, ndërsa gjithë Elbasani do të monitorohet nga toka dhe ajri për të garantuar sigurinë në çdo segment. Duke filluar nga sot e gjithë Policia e Shtetit, do të kalojë në gatishmëri të përforcuar, deri në përfundim të aktivitetit futbollistik. Masa shumëplanëshe janë bërë për të garantuar rendin e sigurinë në çdo segment rrugor, si dhe në hotelin ku do akomodohet skuadra dhe stafi shoqërues i skuadrës serbe.

Masat fillojnë në pikat e kalimit kufitar, brenda stadiumit e jashtë tij, nga toka e ajri, ndërsa dy helikopterë të policisë do të jenë në patrullim të hapësirës ajrore pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Personi përgjegjës për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes është numri dy i policisë së shtetit Altin Qato, i cili do raportojë hap pas hapi tek Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Policia: Çfarë nuk duhet të keni me vete ditën e ndeshjes

Monitorim nga toka e ajri, por lidhur me ndeshjen do të angazhohen 1500 punonjës policie, nga këto 308 punonjës policie do të jenë nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan. Nuk do te lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: 1. a) sende të forta, 2. b) shishe (të çfarëdolloj) 3. c) fishekzjarrë 4. d) monedha apo metale (të çfarëdolloj). Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit. Të gjitha lokalet që ndodhen në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Në të gjitha ballkonet, ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë pjesëtarë të familjes. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 8 tetor 2015, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Përveç agjentëve të policisë, në stadium do të ketë edhe një numër të konsiderueshëm të forcave të Gardës së Republikës, të cilët do të sigurojnë figurat e larta publike, nisur nga kryeministri shqiptar Edi Rama e kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, por edhe sepse deri në momentin e një refuzimi zyrtar, në stadium pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq. Forcave të shumta të policisë dhe gardës, u shtohen edhe afro 400 stjuardë, të punësuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të siguruar qetësinë gjatë ndeshjes.

Berisha: Ne luajmë për fitore dhe Evropian

Është gardiani i kuqezinjve dhe ai është gati për sfidën e së enjtes. Për të Serbia është një ndeshje normale dhe asgjë më tepër.

“Si unë ashtu edhe i gjithë ekipi jemi të fokusuar vetëm te futbolli, kështu që do mundohemi të japim maksimumin aty. Për ne është shumë e vlefshme kjo ndeshje, sidomos fitorja do të jetë diçka shumë e madhe. Kështu që do të bëjmë më të mirën sikurse kemi bërë deri më tani dhe do mundohemi të bëjmë gjithçka të mundur për ta fituar ndeshjen. Për mua sa herë që kam luajtur me kombëtaren përgjegjësia ka qenë e madhe. edhe në këtë rast kështu ndodh, është një përgjegjësi dhe kënaqësi. Për neve është shumë e rëndësishme vetëm fitorja dhe vetëm atë mendojmë. A besoj te kualifikimi Francë 2016? Normalisht që po. Jemi duke bërë gjithçka që është e mundur dhe jemi duke besuar dhe shpresuar te kualifikimi. Me serbët e Lacios? Kemi folur me ata vetëm si shokë dhe asgjë më shumë”, është shprehur portieri i kuqezinjve, Etrit Berisha.

Ndihmo Radio zeri mitrovices

Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close