Publikuar me datën: Mon, Jun 7th, 2010

Veturat e zyrtarëve “djegin” buxhetin

Prishtinë, 7 qershor – Me gjithë zotimet dhe deklarimet e mëhershme për zvogëlim shpenzimesh dhe kursime nga shpenzimet në derivate të naftës dhe karburanteve të tjera djegëse, Zyra e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka dyfishuar shpenzimet në derivate të naftës në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kryeministria, siç shkruan sot “Koha Ditore”, në tre muajt e parë të vitit 2010 ka shpenzuar rreth 29 mijë euro në derivate dhe lëndë djegëse, për dallim nga tremujori i parë i vitit 2009, kur për këtë linjë buxhetore ishin shpenzuar më pak se 14 mijë euro.
Bazuar në raportin e shpenzimeve të buxhetit për tremujorin e parë të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë janë kampione sa u përket shpenzimeve të naftës dhe lëndëve djegëse në tre muajt e parë të këtij viti. Që të tria këto ministri kanë shpenzuar naftë dhe derivate djegëse gati sa të gjitha institucionet e tjera të Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Brendshme për tre muajt e parë të vitit ka shpenzuar rreth 670 mijë euro. Por kjo vlerë është më e vogël për rreth 220 mijë euro krahasuar me tremujorin e vitit 2009, kur ishin shpenzuar rreth 890 mijë euro në derivate. Në këtë kursim, sipas zyrtarëve policorë, ka ndikuar blerja e veturave të reja për Policinë e Kosovës.  
“Kryesisht janë shpenzimet më të vogla të veturave që kanë ndikuar në rënien e shpenzimeve në përgjithësi. Ndikim kanë edhe patrullimet në këmbë të policisë, të cilat do të zvogëlojnë edhe më shumë përdorimin e veturave”, ka thënë Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Krahas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar rreth 480 mijë euro në naftë për tre muajt e parë të vitit, ndërkaq për po të njëjtën periudhë Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar rreth 420 mijë euro në karburante. 
Marrë në përgjithësi, linja buxhetore për mallra dhe shërbime është fryrë dukshëm në përqindje në tre muajt e parë të këtij viti. Kjo linjë ka lëvizur në ngritje nga 20 milionë euro sa ka qenë në tre muajt e parë më 2009, në mbi 26 milionë euro në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa shpenzimet janë më të larta për 26 për qind. Vetëm shpenzimet në derivate në nivelin qendror dhe atë lokal janë shtuar për 3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Për tre muajt e parë të vitit 2010, katër veturat e zeza të Presidentit kanë shpenzuar rreth 10 mijë euro derivate, vlerë kjo që përbën 20 për qind të të hollave me të cilat kryhen pagesat e 42 punonjësve në këtë institucion, përfshirë edhe pagën e presidentit. Pagat për këta 42 punonjës në Presidencë për tre muajt e parë të vitit kanë kushtuar rreth 50 mijë euro, ndërsa 1/5 e tyre është shpenzuar në derivate. Zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri, nuk është lajmëruar në telefon gjatë ditës për të dhënë sqarime në lidhje me shpenzimet e bëra.
Shpenzime të fryra në derivate të naftës, karburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse ka nëpër të gjitha institucionet qeveritare dhe ato lokale të vendit. Kjo linjë e shërbimeve është shtuar për 3 për qind, krahasuar me totalin e tremujorit të parë të vitit 2009.
Ministria e Ekonomisë dhe Financave këtë tremujor të vitit 2010 ka shpenzuar rreth 68 mijë euro në derivate dhe lëndë djegëse për dallim nga periudha e njëjtë e vitit paraprak kur ishin shpenzuar rreth 18 mijë euro.
Edhe Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ka shtuar shpenzimet në derivate. Kjo ministri këtë vit ka shpenzuar rreth 3 mijë euro më shumë në derivate, apo rreth 26 mijë euro, për dallim nga tremujori i parë i vitit 2009, kur kishte shpenzuar rreth 23 mijë euro.
Megjithëkëtë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka treguar progres në uljen e shpenzimeve në karburante. Këtë tremujor kjo ministri ka shpenzuar mbi 93 mijë euro në derivate dhe lëndë djegëse. Një vit më parë në po të njëjtën periudhë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kishte shpenzuar mbi 110 mijë euro në naftë e benzinë.  
Më kursimtarja nga ministritë e “mëdha” është ajo e Energjisë dhe Minierave. Kjo ministri këtë tremujor ka shpenzuar vetëm 3 mijë e 100 euro në derivate dhe lëndë djegëse, për dallim nga periudha e njëjtë e një viti më parë kur kishte shpenzuar mbi 6 mijë euro për këtë linjë buxhetore.

Komuna e Prishtinës vazhdon të mos e “rrudhë” dorën në shpenzimet për derivate. Këtë tremujor kjo komunë është dashur të paguante rreth 146 mijë euro në naftë dhe benzinë, për dallim nga një vit më parë kur për të njëjtën periudhë kishte nxjerrë nga buxheti  rreth 113 mijë euro për shpenzime në derivate, apo rreth 30 mijë euro më pak sesa këtë vit.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, ka thënë për gazetën se përgjigjet në lidhje me shpenzimet e shtuara të naftës do të mund të merren tek pas konsultimeve të tij me zyrtarët e departamenteve përkatëse dhe pajisjes së tij me dokumentacionet mbi shpenzimet buxhetore.
Edhe Komuna e Pejës ka shpenzuar rreth 60 mijë euro më shumë vetëm në karburante dhe lëndë djegëse në afat të njëjtë kohor prej tre muajsh. Këtë vit kjo komunë ka shpenzuar rreth 116 mijë euro në naftë dhe karburante të tjera djegëse kurse një vit më parë tre muajt e parë ishin përmbyllur me vetëm 57 mijë euro shpenzime në derivate.
Krahas kësaj komune, edhe komuna mike e saj, Podujeva, gati ka trefishuar shpenzimet në derivate. Kjo komunë këtë tremujor ka shpenzuar rreth 45 mijë euro më shumë në derivate dhe lëndë djegëse. Nga janari deri në fund të muajit mars 2010, Komuna e Podujevës ka shpenzuar 70 mijë euro në derivate dhe lëndë djegëse, kurse në po të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin shpenzuar vetëm 25 mijë euro. 
Jokursimtare është edhe Komuna e Lipjanit, e cila ka dyfishuar shpenzimet në derivate të karburanteve. Në afatin tremujor të vitit 2009, Komuna e Lipjanit kishte shpenzuar më pak se 17 mijë euro në derivate djegëse, kurse këtë tremujor kjo komunë ka shpenzuar hiç më pak se 42 mijë euro në po të njëjtën linjë buxhetore.
Edhe Komuna e Skenderajt ka shtuar shpenzimet në derivate për dallim nga fillim viti i 2009-s. Kjo komunë këtë tremujor ka shpenzuar mbi 43 mijë euro në derivate dhe lëndë djegëse kurse në të njëjtën periudhë të një viti më parë kishte shpenzuar rreth 28 mijë euro. Komuna e Klinës gjithashtu ka shtuar shpenzimet në derivate, ndërsa dallimi nga viti në vit është për rreth 25 mijë euro. Kjo komunë më 2009 kishte shpenzuar për tre muaj rreth 48 mijë euro në derivate dhe lëndë djegëse, kurse për të njëjtën periudhë kohore këtë vit ka shpenzuar mbi 65 mijë euro.
Ndryshe, gjakovarët njihen si kursimtarë të zotë edhe në përditshmëri. Komuna e Gjakovës ka ulur dukshëm shpenzimet në derivate, ndërsa ka kursyer rreth 40 mijë euro në periudha të njëjta kohore. Kjo komunë më 2009 për tre muajt e parë të vitit kishte shpenzuar rreth 114 mijë euro në karburante dhe lëndë djegëse, kurse në tremujorin e parë të këtij viti shpenzimet në derivate kanë rënë në rreth 74 mijë euro.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close