Publikuar me datën: Sun, May 30th, 2010

Vetëvendosje: Zgjedhjet e Serbisë na armiqësojnë

Prishtinë, 30 maj – Komiteti i lëvizjes Vetëvendosje për Politikë dhe Çështje Juridike ka reaguar dje me një komunikatë të re kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në dy komuna të Kosovës. Në këtë reagim, pos tjerash thuhet:
“Politikanët e Kosovës dhe EULEX-i sërish e lejuan mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Asgjë nuk ka ndërruar që nga viti 1999: politikanët janë po të njëjtit, EULEX-in e Pieter Feithin e kemi si UNMIK-un, dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë po mbahen rregullisht. Zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur në Kosovë pothuajse po aq sa herë janë mbajtur edhe ato të Kosovës. Meqë nuk i ndalën dot këto zgjedhje, dhe bile as provuan ta bëjnë këtë gjë, nuk iu mbeti tjetër përpos që nëpërmjet deklaratave ta ulin dëmin që ato vërtet i shkaktojnë Kosovës.

Politikanët e Kosovës vazhdimisht e kanë arsyetuar mosndërhyrjen e tyre për ndaljen e zgjedhjeve serbe me situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Por zgjedhjet e Serbisë u mbajtën edhe në mes të Kosovës – në Artanë. Artana është komunë e cila pothuajse është trefishuar territorialisht me Planin e Ahtisaarit. Aty janë futur shumë fshatra serbe, të cilat më parë i takonin komunës së Gjilanit, ashtu që qëllimisht të ulet përqindja e tyre në komunën e re dhe që ajo të ketë shumicë të popullatës serbe. Dhe ja – tash Serbia mbajti zgjedhjet e saj në këtë komunë të re të krijuar sipas Planit të Ahtisaarit. Kjo na tregon se politikanët e Kosovës me vullnet të plotë kanë zgjeruar territoret të cilat nuk i kontrollojnë, territoret e Kosovës të cilat kontrollohen nga strukturat paralele të Serbisë. Sadri Ferati thoshte se decentralizimi do t’i integrojë komunat e reja serbe në Kosovë. Kështu po u integrokan ato!? Nëpërmjet zgjedhjeve të Serbisë!?

Tolerimi i këtyre zgjedhjeve serbe është në dëm të Kosovës, përveç kësaj, edhe për shkak se janë kundër vetë serbëve të Kosovës. Duke i lënë politikanët e Serbisë si puna e Tadiqit, Koshtunicës e Nikoliqit, që të vijnë në Kosovës për zgjedhje, atëherë qëllimisht po investohet në varësinë e serbëve të Kosovës nga Beogradi. Politikanët e Serbisë vijnë dhe lirisht i joshin serbët se si do të kenë rroga më të larta, punësim më të madh, perspektivë më të sigurt, por me një kusht – nëse Kosova kthehet në Serbi. Në këtë mënyrë dhe përmes strukturave të veta paralele, jo vetëm që Beogradi po ndihmohet ta luftojë sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovë, por edhe popullata lokale serbe qëllimisht po cytet kundër Kosovës. Ky është projekt i armiqësimit edhe më të madh të Serbisë me Kosovën, por edhe i serbëve të Kosovës me popullin e vendit tonë. Kështu që, ta lejosh mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, kurse në anën tjetër të flasësh për integrimin e serbëve dhe integritetin territorial të Kosovës, është hiç më pak se dyfytyrësi e neveritshme dhe agjendë proserbe. Kjo është hipokrizia e Thaçit, Kermabonit dhe Feithit.

Kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është mobilizuar edhe shoqëria civile e Mitrovicës. Me nismën e VETËVENDOSJE!-s, para dhjetë ditësh është themeluar Këshilli Organizativ i peticionit të shoqatave qytetare të cilat veprojnë në Mitrovicë, kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Këtë peticion e kanë nënshkruar 58 organizata të shoqërisë civile të komunës së Mitrovicës.

Dje në Mitrovicë u mbajt edhe protesta e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë. Nisma ishte e mirë, por askund nuk u përmend përgjegjësia e Qeverisë për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në pjesën veriore por edhe në Artanë. Kjo lë të kuptohet se udhëheqja e këtyre shoqatave kontrollohet nga Qeveria. Këto shoqata janë aktivizuar kohëve të fundit kundër EULEX-it prej kur është kontrolluar ministri Limaj. Gjithsesi, problemet e Kosovës nuk kanë filluar me këtë kontrollim, dhe as nuk janë përmirësuar me ndërrimin e qeverive, si me PDK-në, si me LDK-në, si me AAK-në. Udhëheqësit e shoqatave po e mbrojnë Qeverinë, kurse një pjesë e shoqërisë civile po e mbron EULEX-in. Të dy këto pozicione janë të gabuara dhe prej tyre zhgënjehesh herëdokur: edhe kur e kuptojmë se hajnat e shesin Kosovën dhe njëri-tjetrin, edhe kur e kuptojmë se EULEX-i nuk e ka për drejtësi, por për t’i çuar politikanët në negociata tjera me Serbinë. Ne duhet të jemi me Kosovën, shtet me pavarësi të plotë dhe institucione sovrane, të cilat nuk mund të ndërtohen as nga politikanë të korruptuar, as nga misione të huaja qeverisëse për siguri e stabilitet”, përfundon reagimi i lëvizjes Vetëvendosje.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close