Publikuar me datën: Wed, Sep 21st, 2011

Vetëvendosje: U hap rruga e shtetit policor të Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se vendimi i djeshëm i Gkykatës Kushtetuese për çështjen e imunitetit të deputetëve, ka hapur rrugë për siç thonë ata, shtetin policor të Hashim Thaçit.
“Dje Gjykata Kushtetuese i dha përgjigje kërkesës së Qeverisë së lidhur me sqarimin e çështjes së imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zyrtarëve tjerë qeveritarë (Rasti KO 98/11). Por përgjigjet që i jep Gjykata me këtë rast paraqesin shqetësim për çdo qytetar të Kosovës, e po ashtu edhe për subjektet politike dhe të zgjedhurit e popullit. Kjo sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund t’i hapin udhë një shteti policor të Hashim Thaçit”.

 
Sipas Vetëvendosjes, Gjykata ka marrë vendim që deputeti të mund të arrestohet edhe gjatë seancave dhe punës së tij në Kuvend pas vendimit që do ta ketë marrë Kuvendi për heqjen e imunitetit të deputetit përkatës (III.1.). “Kjo pikë mund t’i legjitimojë ndërhyrjet policore përbrenda seancave të Kuvendit dhe aktet spektakolare të Qeverisë që krijojnë efekte pompoze mediatike e vizuele me prapavija politike”. Kjo sipas Vetëvendosjes, do të thotë se sapo një deputeti të caktuar t’i hiqet imuniteti nga Kuvendi, te dyert e Kuvendit mund të presë policia e cila pastaj ndërhyn dhunshëm brenda hapësirave të institucionit më të lartë legjislativ për arrestimin e deputetit. “Ky vendim është në kundërshtim me praktikat e vendeve demokratike. Policia e ka vendin jashtë Kuvendit”, thuhet ndër tjera në një reagim të Vetëvendosjes.

 
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese që mund ta vendosin një praktikë antidemokratike e cila e fuqizon ekzekutivin dhe misionet ekzekutive ndërkombëtare karshi të zgjedhurve të popullit, mund t’i shërbejnë edhe Hashim Thaçit për spastrimin e konkurrentëve të tij të brendshëm politikë. Ashtu që kryeministri ta konsolidojë edhe më shumë pushtetin e tij personal përpara koncesioneve të reja me Serbinë dhe shitjen e pasurive të Kosovës”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close