Publikuar me datën: Mon, Jan 9th, 2012

“Vetëvendosje” thërret më 14 janar të ndalet Qeveria e Serbia

Prishtinë, 9 janar – Qendra e Studentëve “Studim, kritikë, veprim”, e Lëvizjes “Vetëvendosje” ka vlerësuar të hënën se vërtet  Kosova është në krizë, kur anashkalohen, përçmohen dhe refuzohen të zbatohen vendimet e Kuvendit, prandaj kërkuan që më 14 janar të “ndalet” Qeveria e Kosovës, që shkel vendimet e legjislativit, si dhe Serbia që nuk na njeh e na lufton, duke bllokuar pikat kufitare “Merdar” e “Dheu i Bardhë”.

Hatixhe Hoxha, nga “Vetëvendosja”, në konferencën për media tha se Qeveria, duke mos zbatuar vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 7 dhjetor 2011, dhe veçmas duke e shpërfillur atë, e fut Kosovën në krizë.

“Qeveria e vendit vazhdon të mos zbatojë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për reciprocitetin politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, shtet që nuk na njohu dhe vazhdon të mos njohë Republikën e Kosovës, shtet që na luftoi dhe vazhdon të mbështesë hapur strukturat ilegale, në Kosovë, tha ajo.

Vetëvendosje bëri thirrje që më 14 janar, të ndalen që të dyja: Qeveria e Kosovës dhe Serbia.

“Më 14 janar t’i themi hapur, Ndal! Qeverisë që shkel vendimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës… Më 14 janar, të jemi tok si dikur, studentë dhe pedagogë, të Universitetit të Prishtinës, Prizrenit, Tiranës, Tetovës, të mbrojmë Republikën:  në pikat kufitare: Merdar e Dheu i Bardhë, Serbia nuk kalon!”, shprehen anëtarë të Vetëvendosjes.

Edhe anëtari tjetër i “Vetëvendosjes”, Rron Gjinovci tha se Qeveria e Kosovës nuk po e zbaton vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet politik, ekonomik e tregtar me Serbinë, prandaj më 14 janar duhet të ndalen të dyja, edhe Serbia edhe Qeveria e vendit.

Ai tha se më 14 janar populli i Kosovës, të gjithë qytetarët e Republikës duhet të mobilizohen rreth kësaj kauze.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë studentëve, profesorëve, akademikëve dhe të gjitha organizimeve studentore, që më 14 janar të bashkohemi në bllokimin e pikave kufitare ‘Merdar’ e ‘Dheu i Bardhë’. Ne nuk heqim dorë nga Republika edhe nëse Qeveria tashmë e ka bërë. Më 14 janar, si studentë ne kemi para se gjithash obligim t’i vihemi në mbrojtje interesit të popullit tonë. Më 14 janar, për herë të parë pas shumë vitesh, ne nuk marrim mësim, por ne do t’i japim mësim këtij regjimi mbi republikën dhe demokracinë. Më 14 janar Serbia nuk kalon!”, tha Gjinovci.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close