Publikuar me datën: Mon, Sep 10th, 2012

“Vetëvendosje” s’i beson më as Gjykatës Kushtetues

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk i beson më Gjykatës Kushtetuese. Për deputetin e lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, nuk paraqet asgjë tjetër pos një personi të varur në krye të një institucioni të pavarur.

Konjufca ka thënë se ani që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka shkelur Kushtetutën me faktin se i ka dërguar letër baroneshës Catherine Ashton, duke i bërë ftesë asaj që t’i vazhdohet misioni EULEX-it edhe për dy vjet të tjerë, nuk i beson një verdikti të drejtë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, sikur “Vetëvendosje” të kërkonte interpretim. Rrjedhimisht, Konjufca ka thënë se s’kanë çka t’i drejtohen një institucioni pa kredibilitet, siç është Kushtetuesja.

Sipas Konjufcës, vendimet e Kushtetueses në plan të parë i kanë nevojat e faktorëve ndërkombëtarë dhe ruajtjen e elitës politike e cila e udhëheq Kosovën.

“Gjykata Kushtetuese na ka bindur tashmë me shumë prej interpretimeve, siç ishte vendimi i fundit për presidentin apo për Ligjin për Hoçën, që shumë është e ndikueshme prej aranzhimeve dhe nevojave politike ndërkombëtare që janë këtu dhe me ruajtjen në pushtet të kësaj elite politike që e kemi në pushtet”, ka thënë ai. “Kemi parë aq verdikte me prapavijë politike, saqë nuk jemi të interesuar ta kemi dhe një verdikt politik më shumë për ta kuptuar populli i Kosovës se kemi të bëjmë me një Gjykatë Kushtetuese e cila nuk merret gjithaq me Kushtetutën”.

Deputeti i “Vetëvendosjes” ka thënë se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjithmonë midis interesit të popullit dhe Planit të Ahtisarit bën anim në llogari të këtij të fundit

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close