Publikuar me datën: Mon, Dec 6th, 2010

Vetëvendosje: Pushteti që harron dëshmorët e luftës, përbuz popullin e vet

Deçan, 6 dhjetor – Sot,  në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan u zhvillua tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje!, ku kandidatë të kësaj lëvizjeje u takuan me qytetarë të Deçanit e të fshatrave përreth. Në tubim, para rreth 500 pjesëmarrësve kanë përshëndetur Zanita Halimi, Fetnete Ramosaj, Hysamedin Feraj, Isa Elezaj, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi e Albin Kurti. Edhe në këtë takim ka qenë i pranishëm ambasadori William Walker, që ka ftuar qytetarët të votojnë e të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje!.
Në fjalën hapëse Zanita Halimi përmendi traditën e historinë e rezistencës në kullat e Deçanit, rezistencë e cila do të duhet t’i bëjë ballë edhe për pak ditë klasës politike që e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme. Më pas foli kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje! nga Deçani, Fetnete Ramosaj: “Çmimin e lirisë e kemi paguar shtrenjtë si popull”, tha Ramosaj. “Qeverisjet e deritanishme nuk i kanë mbrojtur integritetin e vendit dhe interesat e qytetarëve, e nuk i kanë nderuar sakrificat e popullit të Kosovës”. Fetnete Ramosaj denoncoi lënien në harresë të dëshmorëve të luftës, të familjeve të tyre por edhe të invalidëve të mbetur prej luftës. Po t’i trajtonin qytetarët me të njëjtin pasion që kanë për plaçkë e për tendera, situata do të qe ndryshe” ,  theksoi Ramosaj, që vuri re se vetëm prej decentralizimit dhe eksterritorialitetit të manastireve Deçanit i janë marrë 1000 hektarë tokë.
Publiku priti me brohorima Rexhep Selimin, kandidatin i cili u përqendrua tek dy vjetët e fundit, pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë. Sipas Rexhep Selimit, para dy vjetësh Kosova është gjendur para një udhëkryqi, por fatkeqësisht mori rrugën e gabuar. “Në këtë rrugë nuk ka flamuj kombëtarë, nuk na lejojnë të këndojmë hymnin kombëtar, madje as nuk na pyesin si popull se si e shohim të ardhmen tonë”.  Rexhep Selimi i bëri thirrje bashkëluftëtarëve të tij, me të cilët është aktivizuar në çlirimin e Kosovës, që të mos “puthen me gjarprin”, pasi sipas Selimit ,është më e rrezikshme puthja se sa kafshimi i gjarprit. Rexhep Selimi bëri thirrje për referendum: “Duhet të tërhiqemi nga kjo rrugë e gabuar dhe të hyjmë në rrugën e duhur që shënohet prej Lëvizjes Vetëvendosje!, për ta rikthyer dinjitetin e luftëtarëve, për ta mbërritur zhvillimin ekonomik, e mbi të gjitha për të patur të drejtën për të vendosur mbi simbolet tona e mbi atdheun tonë”.
Ambasadori William Walker gjithashtu përshëndeti tubimin mes emocioneve të shumë qytetarëve të Deçanit. Walker i përshëndeti Deçanasit si patriotë e guximtarë të njohur, dhe i ftoi që ta tregojnë këtë patriotizëm edhe në datën 12 dhjetor, duke votuar. Por Walker nuk ka lënë pa përmendur një moment të pakëndshëm që kishte përjetuar në Reçak në datën 5 dhjetor. “Qytetarët e Reçakut u kërcënuan nga struktura parapolitike e shtetërore dhe nga SHIK-u që të mos vijnë në takim me mua. Megjithatë unë takova shumë qytetarë të fshatrave përreth. Por për mua çdo qytetar është qytetar i Reçakut, ashtu siç çdo qytetar është qytetar i Deçanit. Sepse çdo qytetar është qytetar i Kosovës, dhe nuk mundet të pengohet zhvillimi prej strukturave repressive”. William Walker nuk ka harruar t’i ftojë edhe një herë gjithë qytetarët e Deçanit të votojnë në datën 12, duke iu thënë se ai, edhe pse nuk është aktivist i VETËVENDOSJE!-S, është mbështetës i gjithë argumentave, programit e projekteve të Lëvizjes.
Florin Krasniqi gjithashtu e përmendi korrupsionin e paaftësinë e klasës politike aktuale, duke iu kujtuar qytetarëve të Deçanit se nuk do të vonojë dita kur të largohen prej qeverisë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë njerëz që nuk i kanë sjellë asnjë të mirë Kosovës. Ai shprehu besimin se qytetarët e Deçanit kanë për ta votuar Vetëvendosje!-n, sepse duke votuar këtë lëvizje ata do të ndryshojnë jo vetëm qeverinë, por edhe historinë.
Albin Kurti u mirëprit nga të pranishmit në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, të cilët duartrokitën e brohoritën për fjalët e liderit të Vetëvendosje!. Kurti tha se “Deçani është komuna që ka përjetuar shkatërrimet më të mëdha gjatë luftës, por edhe pas saj ka mbetur komuna me shkallën më të lartë të papunësisë e me prapambetje ekonomike. Kjo tregon se pushtetet e pasluftës për dikë kanë qenë nënë, e për dikë kanë qenë njerkë”. Sipas Kurtit qytetarët nuk ia kanë kujt borxh këtë gjendje të rëndë, e nëse politikanët i kanë borxh dikujt, këtë borxh duhet ta lajnë vetë, e jo t’ia lënë popullit. Dymbëdhjetë dhjetori është dita kur duhet të ndodhë demokracia prej së poshtmi, që do të mund t’i zbriste të korruptuarit që ndodhen sot lart. “Partitë që e pranuan ndarjen e Kosovës prej Shqipërisë sot po sjellin dhe ndarjen brenda Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje do të sjellë bashkim brenda Kosovës, në mënyrë që të mund të vazhdojmë drejt bashkimit kombëtar” tha Kurti. Ai u shpreh se pushteti i Vetëvendosje!-s do të garantojë heqjen e TVSH për bukë, qumësht e libra, që të rriten fëmijë të shëndetshëm, të ushqyer e të ditur. Nga ana tjetër, ai u shpreh i vendosur për rritjen e tatimeve mbi mallrat e luksit, apo mbi makinat luksoze që përdoren sot nga qeveritarët e Kosovës. “Në datën 10 dhjetor ju ftoj të gjithëve në tubimin e mbylljes së fushatës, që prej asaj dite ne nisim punën për ndryshimin historik që po e pret Kosovën”,  mbylli fjalën e tij Albin Kurti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close