Publikuar me datën: Wed, Feb 23rd, 2011

Vetëvendosje: Edhe Krasniqi e shkeli Kushtetutën

Prishtinë, 23 shkurt – Lëvizja “Vetëvendosje” ka deklaruar se do ta luftojë pa kompromis koalicionin e ri qeverisës, ndërsa institucionet e reja të sapozgjedhura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka quajtur jodemokratike.
“Do ta luftojmë në mënyrë të pakompromis këtë koalicion”, ka deklaruar deputeti i lëvizjes, Glauk Konjufca. Ai ka thënë se kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës, duke lejuar që deputetët të dalin në pauzë para se të votohej për të tretën herë për zgjedhjen e Behxhet Pacollit president. Megjithëse Krasniqi e ka pranuar se një shkelje të tillë, sipas Konjufcës, kjo nuk e shfajëson atë, por ai ka theksuar se Krasniqi në vend se të ushtrojë rolin e kryetarit të Kuvendit, ka vepruar si sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke vepruar sipas kërkesave të Thaçit. Konjufca po ashtu ka shtruar dilema se deputetët e PDK-së që në dy raundet e para ishin kundër zgjedhjes së Pacollit si president, ose janë blerë nga Pacolli ose janë frikësuar nga Thaçi. “Vetëvendosje” ka vlerësuar se kryeparlamentari Krasniqi kishte shkelur ditë më parë Kushtetutën e Kosovës duke nominuar Thaçin si mandatar për krijimin e Qeverisë së re, por ende nuk kanë marrë ndonjë qëndrim nëse do të ndjekin hapa institucionalë për këto shkelje që ata pretendojnë se janë bërë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close