Publikuar me datën: Sun, Mar 6th, 2011

Vetëvendosje: Dëshmorët nuk negociuan

Prishtinë, 6 mars –     Në shenjë kundërshtimi ndaj bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për datën 8 mars në Bruksel, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aksion para Teatrit Kombëtar, ku kanë shpalosur një parullë me moton “Dëshmorët nuk negociuan”.
Kreshnik Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se dëshmorët e kombit nuk duhet të nderohen vetëm duke i vizituar varret e tyre në Ditën e dëshmorëve më 6 mars dhe duke kujtuar veprat e tyre, gjë të cilën sipas tij po e bëjnë krerët e institucioneve të vendit, raporton Kosovapress.
Duke shprehur kundërshtimin ndaj dialogut me Serbinë, Ahmeti ka theksuar se luftëtarët e UÇK-së ranë dëshmorë duke i kthyer luftuar kundër Serbisë, me të cilën sot po negociohet nga ana e pushtetarëve tanë.
Për më tepër ai ka theksuar se derisa luftëtarët e lirisë ishin betuar për çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre, institucionet e vendit po hyjnë në dialog me Serbinë, i cili do të përfundojë me ndarjen e Kosovës.
“Askund në betimin e ushtarit të UÇK-së nuk shkruan se duhet të negociohet, por shkruan se duhet të luftohet që nënkupton se duhet të punojmë deri në realizimin e qëllimeve tona kombëtare e këta që sot e kanë pushtetin, sikurse ata që e kishin pushtetin më parë kanë devijuar në këtë betim me 5, 6 dhe 7 mars shkojnë e bëjnë homazhe te dëshmorët, ndërsa të nesërmen më 8 mars ata shkojnë dhe i fillojnë negociatat me Serinë me shtetin në luftë kundër të cilit ranë këta dëshmorë. Dëshmorët nuk kanë rënë për t’u përmendur emri i tyre, por për të ecur përpara ideali i tyre, e ky ideal ishte çlirimi i plotë, Kosova sovrane me të drejtë për t’u bashkuar me Shqipërinë”, ka thënë Ahmeti.
Ky aktivitet sipas Ahmetit shpreh edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje kundër negociatave me shtetin serb, mirëpo sipas tij parulla e shpalosur me moton “Dëshmorët nuk negociuan” dhe ku përkujtohej betimi i ushtarëve të UÇK-së për luftën për liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare, nënkupton punën drejt qëllimit të arritjeve kombëtare.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close