Publikuar me datën: Sun, Apr 18th, 2010

Vetëvendosja :Vezët e prishura bashkojnë ICO-në, EULEX-in dhe Komisionin Evropian

Komiteti i VETËVENDOSJE!-s për Politikë dhe Çështje Juridike ka kundërreaguar sot ndaj reagimit të krerëve të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë lidhur me gjuajtjen me vezë të pridhura të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare për mbrojtjen e Albin Kurtit. Në reagim thuhet: 
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon si dhe kryesuesi i Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, janë bashkuar të tre rreth një reagimi. Qëllojani për çka kanë reaguar? Nëse po ju shkon në mendje Serbia apo politikanët e korruptuar, e keni gabim. Ata nuk kanë reaguar deri sot asnjëherë ndaj strukturave paralele të Serbisë, kur këto çdo ditë shkelin çdo ligj dhe Kushtetutën. Kurrë asnjëri prej tyre nuk e kanë dënuar ndonjëherë ardhjen e figurave serbe, të cilat e manipulojnë pakicën serbe, duke ua premtuar kthimin e Kosovës në Serbi. As mos prisni ndonjëherë që këta tre muskëtarë të reagojnë ndaj mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. As kundër politikanëve të korruptuar vendës me të cilët ata bashkëpunojnë ngusht. Feithi, Kermaboni dhe Daviddi nuk interesohen për këto gjëra, edhe pse për çdo ditë ta çajnë kokën e të shurdhojnë për sundim të ligjit dhe respektim të Kushtetutës. Ata reaguan kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE! – e vetmja gjë e denjë që mund t’i bashkojë këta të tre.
Feithi, Kermaboni e Daviddi ishin shqetësuar shumë pse aktivistët e VETËVENDOSJE!-s kishin hedhur ve të prishura kundër Avni Gjakovës, i cili erdhi dy herë radhazi në gjyqin politik të EULEX-it kundër Albin Kurtit. Avni Gjakova kishte ardhur në seancë dhe kishte pranuar të bëhej avokat mbrojtës i Albinit, pra vegël e EULEX-it, edhe përkundër thirrjes së udhëheqësit të VETËVENDOSJE!-s që askush të mos i bëhej avokat mbrojtës. Në letrën e vet Albini, ndër të tjera, pati theksuar:
“Unë u bëj thirrje të gjithë avokatëve të Kosovës që të mos e pranojnë as ftesën e as trysninë e EULEX-it që të bëhen avokatë mbrojtës për mua. EULEX-i synon që nëpërmjet pjesëmarrjes së thjeshtë fizike të avokatit mbrojtës, ta sigurojë procedurën e nevojshme për dënimin tim. Cilido avokat, gjyqtar apo prokuror që vjen në seancën e nesërme, është pjesë e prokurorisë persekutuese të EULEX-it. Çdo vendës që vjen në këtë process gjyqësor do të përdoret nga EULEX-i për legjitimimin e persekutimit tim dhe vetë aktakuzën. Në këtë proces gjyqësor askush nuk mund të më mbrojë, sepse EULEX-i është neutral ndaj statusit të Kosovës, por kurrsesi ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!.”
Edhe përkundër kësaj thirrjeje, avokati Gjakova u shfaq në seancë. Pra, ai vetë i lypi vezët e prishura. Pasi hyri në seancë, kryesuesi i Panelit gjykues të EULEX-it në gjyqin e kurdisur kundër Albin Kurtit, de Mongeot, filloi ta përkëdhelte Gjakovën, duke theksuar se e dënonte sulmin e VETËVENDOSJE!-s mbi të. Por vetë Avni Gjakova i tha de Mongeotit se ai nuk kishte të drejtë dhe nuk i takonte as të shprehte keqardhje e as ta ngushëllonte apo ta mbronte atë. Dhe me gojën e vet shtoi se Lëvizja VETËVENDOSJE! bile i kishte bërë më pak se që kishte pritur ai vetë.
 “Feithin, Kermabon e Daviddin, meqë po na shesin dushk për gogla me retorikë boshe për sundim të ligjit dhe drejtësi, qytetarët e Kosovës i pyesin: çka po bën gjyqësori për kriminelët serbë të luftës, strukturat e Serbisë në Kosovë dhe politikanët e lartë të korruptuar? Një gjyqësor i këtillë – pasiv ndaj këtyre çështjeve – tashmë është thelbësisht i dirigjuar, dhe jo vetëm i ndikuar politikisht!”, thuhet n[ reagimin e Komitetit të VETËVENDOSJE!-s  për Politikë dhe Çështje Juridike.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close