Publikuar me datën: Sat, Nov 27th, 2010

Vetëvendosja kërcënohet në Drenas

Prishtinë, 26 nëntor – Lëvizja Vetë vendosje ka njoftuar përmes një komunikate për incidentin që ndodhi dje në Abri të Drenasit. Sot, më 25 nëntor 2010, ka ndodhur incidenti i parë elektoral – në prag të një krimi. Ndërkohë që përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje! po organizonin takimin me anëtarë e mbështetës të kësaj lëvizje në fshatin Abri, në komunën e Drenasit, ata janë kërcënuar haptazi prej disa njerëzve, të cilët jemi duke i identifikuar, e të cilët dyshojmë se u përkasin strukturave të pushtetit aktual, thuhet në fillim të komunikatës.

Këta njerëz pasi kanë kërcënuar në telefon përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në atë zonë, kanë penguar zhvillimin e tubimit, duke mos lejuar afrimin e anëtarëve dhe mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje! në vendin e paracaktuar për zhvillimin e aktivitetit. Grupi i personave kërcënues nuk ka hezituar të jetë prezent në vendngjarje, dhe kur ka mbërritur në vend përfaqësia e Kryesisë së kësaj Lëvizje, bashkë me aktivistin dhe kandidatin Visar Ymeri.
Lëvizja Vetëvendosje! është duke verifikuar identitetet e kërcënuesve, si dhe për pozicionimin e tyre politik e strukturor. Ne zotohemi që do t’i ndjekim rastet e tilla pa asnjë tolerancë, në mënyrë ligjore, por edhe me kurajo qytetare. Lëvizja Vetëvendosje! ka treguar në historinë e saj se nuk trembet përballë kërcënimeve që mund të vijnë nga cilido pushtetar arrogant, apo nga lakejtë e tyre. I këshillojmë këta “guximtarë” të heqin dorë nga praktika të tilla, të cilat do të kenë efekt boomerang për vetë ata, vazhdon komunikata.

Jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet, e me çdo kusht vullnetin e popullit të Kosovës, jemi të vendosur të çojmë deri në fund misionin që na kanë dhënë mbështetësit tanë. Çdo kërcënim ndaj secilit do të konsiderohet si kërcënim ndaj të gjithë aktivistëve të Lëvizjes, dhe çdo rast i tillë dëmton procesin zgjedhor që i përket qytetarëve të Kosovës, përfundon komunikata.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close