Publikuar me datën: Sat, Jan 29th, 2011

Vetëm PDK-ja nuk tregon sa para ka shpenzuar për fushatë

Prishtinë, 29 janar – Për dhjetë ditë fushatë para 12 dhjetorit, shpenzimet e partive politike kanë arritur në qindra mijëra euro. Edhe pse kanë qenë të obliguara të paraqesin raport financiar për këto shpenzime, disa parti këtë nuk e kanë bërë, e disa shpenzimet i kanë paraqitur të shpërndara. Afati për dorëzimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Partive Politike në Komisionin Qendror Zgjedhor ka qenë 27 janari. Të gjitha partitë, përveç asaj që ka fituar më së shumti vota, e kanë treguar totalin e shpenzimeve, shkruan të shtunën Koha Ditore.
Zyrtarja për financa e Partisë Demokratike të Kosovës, Fexherije Luta, ka thënë se nuk mund të flasë për shpenzimet që PDK-ja i ka bërë gjatë fushatës. Edhe zëdhënësi i partisë, Blerand Stavileci, e ka lënë të pasqaruar shumën e parave të shpenzuara.
“Sipas zyrtares për financa, nuk ka total të përgjithshëm të shpenzimeve për 12 dhjetor, sepse në KQZ janë dërguar informata nga shpenzimet që i kanë bërë degët dhe ato veç e veç janë dërguar edhe në KQZ”, ka thënë Stavileci.
Në raportin e monitorimit të fushatës elektorale të “Demokracisë në Veprim”, është bërë e ditur se vetëm për promovim në gazeta dhe portale para 12 dhjetorit PDK-ja kishte shpenzuar 103 mijë e 062 euro.
Për dallim prej PDK-së, përgjegjësi për financa në LDK, Lutfi Zharku, ka treguar për shpenzimet e partisë së tij.
“Ne si LDK kemi shpenzuar rreth 300 mijë euro, asnjë më shumë, këtë shumë e kemi paraqitur edhe në raportin financiar të cilin e kemi dorëzuar në KQZ”, është shprehur Zharku.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close