Publikuar me datën: Thu, May 24th, 2012

Vetëm dy për qind e kosovarëve për ndarjen e veriut

Shumica e qytetarëve të Kosovës të anketuar nga USAID-i nëpërmjet anketës “Pulsi publik”, janë pajtuar që veriu i Mitrovicës duhet të trajtohet njësoj si edhe pjesët e tjera të Kosovës. Koordinatorja e OKB-së për zhvillim dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, gjatë prezantimit të rezultateve të anketës të mërkurën, ka vlerësuar se gjendja në veri të Kosovës është një brengë shumë e madhe, prandaj përmes kësaj ankete, sipas saj, është bërë përpjekje që të paraqiten mendimet e qytetarëve lidhur me veriun. “Shumica dëshirojnë të shohin këtë rajon të trajtuar, sikurse pjesa tjetër e Kosovës, pra rreth 62 për qind e tyre. Dhe 40 për qind e respodentëve mbështesin zbatimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe Planit të Ahtisarit për atë pjesë”, ka thënë Lubrani.

Në raportin e UNDP-së, po ashtu thuhet se janë rreth 6 për qind e qytetarëve që pajtohen se situata në veri duhet të mbetet e njëjtë siç ishte që nga viti 1999, dhe rreth 2 për qind ose më pak e respodentëve, që mendojnë për secilin opsion veçmas, se duhet të ketë “shkëmbim të territoreve”, “ndarje të Veriut nga Kosova”, apo që duhet “t’i jepet status special veriut të Mitrovicës”. Sipas Atdhe Hetemit, menaxher i projektit të UNDP-së, kur janë analizuar përgjigjet pohuese vetëm të serbëve të Kosovës lidhur me veriun, rezultatet kanë treguar që shumica nuk kanë preferencë për asnjërin nga opinionet e listuara, “megjithatë më shumë përgjigje pohuese janë vërejtur për opsionet ‘situata duhet të mbetet e njëjtë siç ishte që nga viti 1999’ me 28 për qind po ashtu me përqindje të njëjtë edhe opsioni ‘ndarje të Veriut nga Kosova’, dhe 13.9 për qind mendojnë se ‘veriu duhet të trajtohet njësoj si pjesët e tjera të Kosovës’. Mirëpo shumica e serbëve të Kosovës ishin neutralë ose nuk kanë raportuar se e mbështesin ndonjërin nga opsionet”, ka sqaruar Hetemi.

Sa i përket raportit në përgjithësi, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani, ka thënë se ky raport krahasuar me atë të nëntorit të vitit 2011, nuk ka sjellë ndryshime substanciale në indeksin e demokratizimit dhe besueshmërisë ekonomike. “Ajo që ne shohim është se ekziston një rënie në kënaqshmërinë e përgjithshme sa u përket organeve qeverisëse, dhe mendoj se besueshmëria më e ulët është regjistruar në organet gjyqësore, ngase vetëm 18 për qind e respodentëve janë të kënaqur me punën e gjykatave, dhe vetëm 16 për qind e tyre janë të kënaqur me zyrën e prokurorisë”, ka thënë Lubrani.

E rëndësishme, sipas Lubranit, është të dihet se gjendja aktuale e ekonomisë “është shumë e ulët”, dhe se një numër i madh i respodentëve janë të pakënaqur me këtë fakt. Zhvillim pozitiv, sipas saj, ka shënuar matja e sigurisë në mesin e kosovarëve, e cila është rritur në krahasim me vitin 2011, dhe rezultatet tregojnë se 82 për qind e kosovarëve ndihen të sigurt kur gjenden jashtë shtëpisë.

Sipas rezultateve nga anketa e pulsit publik, ndër të tjera, thuhet se moskënaqshmëria e kosovarëve me orientimin aktual politik ka shënuar një ngritje. Sivjet rreth 72 për qind e respodentëve nuk janë të kënaqur me orientimin politik krahasuar me vitin e kaluar që ishin 59 për qind. Njëjtë ka ndodhur edhe me orientimin ekonomik. “Pakënaqshmëria publike me orientimin ekonomik të Kosovës është madje edhe më e lartë: 79 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me orientimin aktual ekonomik të Kosovës”, thuhet në raportin e UNDP-së.

Ndërsa në pyetjen se kush, sipas mendimit të respodentëve, bart përgjegjësinë më të madhe për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë, rreth 80.5 për qind e tyre këtë përgjegjësi ia kanë atribuuar Qeverisë së Kosovës.

Problemet kryesore të shoqërisë kosovare sipas të dhënave të raportit janë papunësia dhe korrupsioni. “Kur të anketuarit janë pyetur për perceptimet e tyre për korrupsionin për organizata të ndryshme, Agjencia Kosovare e Privatizimit, KEK-u, gjykatat dhe spitalet janë raportuar si institucionet kryesore ku mbizotëron shkallë e lartë e korrupsionit”, thuhet në raport.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close