Publikuar me datën: Tue, May 24th, 2011

Veriu, jashtë ligjit

Prishtinë, 24 maj – Veriu i Kosovës është në duar të strukturave të jashtëligjshme paralele serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.  Atje mungojnë rendi dhe ligji. Policia e Kosovës vepron në veri, por ajo është kryesisht e pafuqishme. Mungon gjyqësori. EULEX-i mbahet tejet i kufizuar. Këto konkludime, bashkë me një mori faktesh për veprimin e strukturave paralele, janë dhënë në një raport të jashtëzakonshëm për veriun, të hartuar nga Zyra e Koordinatorit për Strategjinë e Veriut të Kosovës, Ylber Hysa.
Raporti, një kopje të të cilit ka arritur që ta sigurojë “Koha Ditore”, në mbi 60 faqe përshkruan deri në detaje jetën jashtë kornizës ligjore të Kosovës në pjesën më problematike të vendit, ku mbretërojnë strukturat paralele dhe ato shtetërore të Serbisë, grupe të rrezikshme huligane, dhe ku grupet kriminale e bëjnë të vështirë jetën normale të qytetarëve.
Raporti po ashtu identifikon arsyet pse Beogradi vazhdon të mbajë veriun peng, që më së miri shpjegohet nga titulli i rezymesë përmbledhëse të raportit: “Beogradi – me një këmbë në veri dhe me derë të hapur në Bruksel”.
Derisa në raport shfaqet qartë se jo të gjitha institucionet dhe grupimet në veri janë nën kontrollin e pushtetit të Beogradit, dhe se shpesh në lojë janë edhe rivalitete e kundërshti mes vetë serbëve, aty megjithatë konkludohet se Beogradi zyrtar mban prezencën e vet në veri me arsye të caktuar dhe të shumëfishtë.
“Loja e Beogradit zyrtar në veri dhe rreth veriut është e shumëfishtë – duke qenë herë pengues e herë lehtësues i këtyre misioneve, herë kërcënues për ndarje, herë monopolizues i një status quo-je, Beogradi e mban veriun si një aset herë karshi Brukselit, herë karshi opinionit të vet, herë karshi Prishtinës dhe rajonit, duke dashur që të krijojë mundësi për precedente shantazhuese të ndarjeve territoriale në rajon, nga Republika Serbe e Bosnjës deri te Maqedonia e gjetiu”, thuhet aty.
Raporti, me përmbajtjen e të cilit tashmë janë njoftuar edhe institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, sugjeron se dialogu aktual mes Kosovës dhe Serbisë nuk do ta zgjidhë problemin e veriut, ndërsa shpjegon në detaje mungesa e veprimit të institucioneve vendëse e ndërkombëtare, e domosdoshme për ta ndryshuar këtë gjendje.
Sipas raportit, në shtatë komuna të Kosovës, katër në veri të Ibrit dhe tri në jug të këtij lumi, veprojnë 67 grupe të ndryshme të kontrabandës, të cilat kanë bashkëpunim ndëretnik shqiptaro-serb. Katër komunat në veri janë ajo e Mitrovicës mbi Ibër, e Zveçanit, e Zubin-Potokut dhe e Leposaviqit, ndërkaq që tri komunat në jug, janë Mitrovica poshtë Ibrit, Vushtrria edhe Skenderaj.
“Ky aktivitet i paligjshëm ndëretnik e ka shfrytëzuar realitetin e qytetit të ndarë dhe e ka përdorur atë”, thuhet në raport, pjesë të të cilit, gazeta do të trajtoj edhe në numrat e ardhshëm.
“E vërteta e pakontestueshme është se në veri të Kosovës veprojnë aktivisht strukturat paralele të Serbisë që kanë jo vetëm dinamikë kundërshtuese ndaj Prishtinës dhe bashkësisë ndërkombëtare, por edhe ndaj njëra-tjetrës, në teatrin kompleks serbo-serb të veriut.”, thuhet në raport.
Raportit tregon për armiqësi të madhe mes grupeve të serbëve nga qytetet e ndryshme veriore të Kosovës, dhe flet në detaje me emra mbiemra për këto grupe.
Raporti kritikon ashpër tolerancën ndaj aktivitetit ilegal të strukturave të Serbisë, dhe grupeve të tjera kriminale, si nga UNMIK-u, ashtu edhe nga institucionet e Kosovës, EULEX-i dhe mekanizmat e tjerë.
“Postpavarësia ka krijuar një konglomerat misionesh me statuse të ndryshme, në disa që njohin realitetin e ri kosovar, dhe të tjerëve që operojnë në bazë të 1244-s, si pasojë e një mish-mashi të këtillë politiko-legal, misionet e BE-së në veri veprojnë nën disa kapela”, thuhet në raport.
Pikërisht baza legale dhe frika se mos po kuptohet si mision që e respekton sovranitetin e Kosovës, sipas raportit e ka bërë EULEX-i tepër joefikas në atë pjesë të vendit.
Dëshmitë e tjera në raport për funksionimin e strukturave paralele në veri përfshijnë edhe faksimile të dokumenteve dhe të vendimeve të lëshuara nga këto struktura, prej ftesave gjyqësore, që bartin data të javëve të fundit, deri te vendimet dhe dokumentet policore me vula të MPB-së së Serbisë, të lëshuara në veri të Kosovës

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close