Publikuar me datën: Sun, Jan 2nd, 2011

Veriu, jashtë agjendës së bisedimeve me Serbinë

Prishtinë, 2 janar – Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë se veriu i Kosovës është çështje e brendshme dhe nuk mund të përfshihet në agjendën e bisedimeve me Serbinë. I të njëjtit mendim është edhe Burim Ramadani nga AAK-ja, por ai kritikon qeverinë në largim se nuk ka bërë asnjë përpjekje për integrimin e kësaj pjese, raporton Radio Evropa e Lirë.
Veriu i Kosovës vazhdon të trajtohet si problemi më i madh në Kosovën e pasluftës. Institucionet e Kosovës e pranojnë se në atë pjesë ka mungesë të sundimit të rendit dhe ligjit dhe një mbizotërim të strukturave paralele që mbështeten nga Beogradi zyrtar.
Ndërkaq, edhe përfaqësuesit politikë dhe popullata lokale serbe atje deri më tani kanë bojkotuar bashkëpunimin me institucionet e shtetit të Kosovës.
Problemet në veri, sipas ministrit në largim të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk mund të zgjidhen për një vit, pasi që atje kërkohet një qasje afatgjate.
“Është një ndër problemet kryesore, faktikisht problemi kryesor. Atje duhet të shtrihen funksionet qendrore dhe të marrë më tepër kompetenca Policia e Kosovës. Por, nevojiten disa vite që të vendoset rendi, ligji dhe të bëhet integrimi i mirëfilltë, jo vetëm juridik, por edhe praktik i veriut”, thotë Rexhepi.
Problemi i veriut, sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është trajtuar fare gjatë mandatit të qeverisë në largim. Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, thotë se veriu i Kosovës ka mbetur jashtë kontrollit të shtetit dhe se gjendja atje, sipas tij, tash është më e rëndë sesa vitet e kaluara. Duhet të ketë tjetër qasje për veriun e Kosovës, duhet të ketë qasje të sundimit të ligjit.
“Viti 2011 dhe ai 2012 duhet të jenë periudha kur veriu, jo vetëm që integrohet dhe stabilizohet, por po ashtu edhe zhvillohet në aspektin ekonomik, në aspektin e jetës publike e institucionale. Duhet të ketë tjetër qasje për veriun e Kosovës, duhet të ketë qasje të sundimit të ligjit”, shprehet Ramadani.
Pavarësisht vazhdimit të një gjendjeje kaotike në veri, përfaqësues të qeverisë në largim dhe ish-partive opozitare, thonë se veriu nuk duhet trajtuar në asnjë formë si pjesë e agjendës në bisedimet e ardhshme Kosovë -Serbi.
Ministri Bajram Rexhepi thotë se veriu është punë e brendshme e Kosovës.
Ajo është çështje e brendshme e Kosovës dhe mund të trajtohet vetëm me ndërkombëtarët, por jo me palën serbe.
“Unë do të insistoj që në asnjë mënyrë të mos trajtohet. Ajo është çështje e brendshme e Kosovës dhe mund të trajtohet vetëm me ndërkombëtarët, por jo me palën serbe”, thekson Rexhepi.
Duke e trajtuar si problem të sundimit të ligjit, veriu nuk mund të trajtohet si temë e bisedimeve me Serbinë, thotë edhe Burim Ramadani i AAK-së.
“Tema e veriut të Kosovës është çështje komplet e brendshme e Kosovës dhe duhet të synohet normalizimi i asaj pjese përmes vendosjes së sundimit të ligjit”, pohon Ramadani.

Një faktor tjetër me rëndësi në kuadër të normalizimit të gjendjes në veri konsiderohet faktori ndërkombëtar, përkatësisht misioni i EULEX-it, edhe pse në veri disa kompetenca vazhdon t’i ruajë edhe administrata e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht UNMIK-u.
Mirëpo, sipas ministrit në largim, Bajram Rexhepi, faktori ndërkombëtar nuk ka bërë aq sa duhet dhe sa është pritur.
“Ata (ndërkombëtarët) ndihmojnë, por nuk ndihmojnë mjaft. Duhet të ndihmojnë shumë më tepër ose të tregojnë se nuk mund t’i kryejnë vetë punët dhe neve të na japin më shumë hapësirë që t’i kryejmë detyrat tona”, nënvizon Rexhepi.
Roli i faktorit ndërkombëtar për kthimin e rendit dhe ligjit në veri shihet si i domosdoshëm edhe nga Burim Ramadani i AAK-së. Por, ai pajtohet se rolin parësor atje duhet ta kenë institucionet e Kosovës.
“Roli i faktorit ndërkombëtar, përfundimisht është shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm, por sidoqoftë është tepër me rëndësi që institucionet e Kosovës ta kenë primatin në angazhimin për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës”, thekson Ramadani.
Për gjendjen në veri gjatë vitit 2010 ka diskutuar edhe Parlamenti, tashmë i shpërndarë i Kosovës, i cili kishte konstatuar mungesën e sundimit të rendit dhe ligjit atje dhe praninë e strukturave të Serbisë, por në fund nuk pati marrë asnjë vendim.
Kurse, Qeveria dhe Zyra Civile Ndërkombëtare, patën hartuar një strategji për integrimin e veriut, e cila nuk arriti që të zbatohet.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close