Publikuar me datën: Tue, Apr 27th, 2010

Veriu i Mitrovicës, vatër e grupeve me uniforma çetnike

Prishtinë, Mitrovicë, 27 prill – Grupe të ndryshme ekstremiste serbe kanë intensifikuar praninë e tyre në veri të Mitrovicës, e edhe në Lagjen e Boshnjakëve, lokalitetin e vetëm në atë pjesë të Mitrovicës me shumicë të banorëve shqiptarë dhe boshnjakë.
Lagja e cila viteve të fundit është njohur për qetësi dhe bashkëpunimin e shqiptarëve dhe serbëve në tregti, është mbuluar këto ditë nga mbishkrime (grafite) të shkruara nëpër mure, ku bëhet thirrje për vdekjen e shqiptarëve, kundërshtimin e zgjedhjeve të organizuara nga institucionet e Kosovës dhe vepra të tjera ekstremiste.
Banorë të lagjes kanë rrëfyer për gazetën se si grupe ultranacionalistësh janë parë duke parakaluar nëpër lagje me uniforma çetnikësh ndërkaq, sipas tyre, të njëjtit individë edhe i kanë shkruar mbishkrimet.
Sipas burimeve të gazetës, përveç organizatave ultranacionaliste dhe të shpallura si ilegale edhe nga shteti serb “Obraz” (Fytyra), “Srpski Çetniçki Pokret” (Lëvizja Çetnike Serbe), në veri të Mitrovicës, kanë shtuar aktivitetin e tyre edhe grupe të tjera ekstremistësh, siç janë “Delije” (Trimat) dhe “Grobari” (Varrmihësit). Javë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar tre të rinj, të cilët kanë deklaruar se janë pjesë e organizatës “Obraz”. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se provokimet janë të pritshme në prag të zgjedhjeve paralele që Serbia do t`i mbajë në veri të Mitrovicës, ndërkaq misioni i BE-së për sundimin e ligjit EULEX dhe Zyra Civile Ndërkombëtare nuk kanë dashur që të komentojnë funksionimin e grupeve radikale serbe në këtë pjesë të Kosovës.
Përfaqësues të Lagjes së Boshnjakëve për më shumë kanë emëruar edhe pjesëtarë të familjeve të përfaqësuesve politikë të serbëve në veri, të cilët janë pjesë e këtyre grupeve. (më gjerësisht në numrin e sotshëm të  “Kohës Ditore”)

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close