Publikuar me datën: Thu, May 19th, 2011

VEPRIMTARIA E NJËMENDSHME HEROIKE E DIASPORËS SHQIPTARE – FAKTOR I PAZËVENDËSUESHËM PËR BASHKIMIN KOMBËTAR

NGA;LEK MRIJAJ
Populli  vlerëson lart vendin dhe rolin e Diasporës shqiptare, e shtrirë në të gjitha kontinentet dhe me kontigjente nga të gjitha trojet amtare, atë të hershmen si dhe mijërat e refugjatëve ekonomikë të fundshekullit të XX. Ky emigracion, përveç se është një ndihmesë e pazëvenësueshme ekonomiko-financiare, një gomë shpëtimi prej varfërisë dhe kolapsit ekonomik; ashtu i organizuar, dëshmon edhe për një veprimtari gjithnjë në rritje në shërbim të konsoldimit të identitetit dhe të sendërtimit të të drejtave të Kombit Shqiptar, mbetet gjithnjë një krah i fuqishëm, faktor dhe mbështetje për zgjidhjen e drejtë të Çështjes shqiptare; është zëri më i fuqishëm e me ndikim të ndjeshëm në drejtim të forumeve euro-atlantike dhe atyre ndërkombëtare. Si pasuri dhe forcë e madhe për Kombin, e përfaqësuar denjësisht edhe në Kuvend e në Asamblenë Kombëtare, edhe pse e shpërngulur prej shekujsh, ajo ka ruajtur të gjalla gjuhën, traditat, dashurinë dhe nderimin për Mëmëdheun, vendin stërgjyshor, krenarinë dhe mallin e pashuar, ka dhe pishtarët e vet të zgjimit, forcimit dhe mbajtjes gjallë të ndërgjegjes kombëtare, duke dëshmuar se simbioza etniko-kombëtare e njerëzve mbetet nga më vitalet e më të fuqishmet. Në dhe të huaj njerëzit e kanë dhe më të shfaqur e më efikase atdhetarinë dhe lidhjen bashkëkombëse.Veprimtaritë dhe botimet e organizuara nga lobe, klube, shoqata atdhetare e intelektualë të shquar të Diasporës, Lidhja Shqiptare në Botë e vëllezërve Kuzhnini, Lidhja Shqiptare e Hazis Shalës, e Xhozef Dioguardit, e shumë të tjera të trojeve amtare që rezatojnë edhe nëpër botë Kuvendi mbarëshqiptar shpreh bindjen e patundur se Diaspora dhe emigracioni i mëvonshëm kanë kapacitete dhe potenciale atdhetare e intelektuale të lavdërueshme, të afta dhe të përkushtuara të kultivojnë dhe të selitin bashkimin, dashurinë, solidaritetin komunitar, mbështetjen dhe ndihmën vëllazërore. Këto virtyte janë aq të vyera e të nevojshme në dhe të huaj, ku jo më festat kombëtare e ditët e shënuara, që kremtohen bashkërisht, por edhe të përshëndeturit në gjuhën amtare, edhe një kafe, lehtëson mallin e ngjall kujtime. Ishin shumë bijë e bija që u kthyen në vendet amtare dhe i vunë gjoksin luftrave të drejta të shqiptarëve për liri, dinjitet njerëzor e kombëtar. Diaspora, emigracioni dhe qindra studentë në universitetet e huaja, po e prezantojnë gjithnjë e më pozitivisht imazhin e Kombit. Të gjitha kategoritë e Diasporës, ajo e ngulitur tradicionalisht, aktualja, refugjate tranzitore, disa mijëra të rinj e të reja me studime, e organizuar dhe e njëmendësuar, duke menduar për vendlindjen, ka mundësira dhe kapacitete të kontribuojnë me rikthimin në Atdhe, me investime dhe përkujdesje tjetër të çdollojshme. Asaj i bëjnë apel edhe vargjet e gurrës popullore : “Shqipëtarë, kudo që jeni, an’e mbanë, nëpër botë, ju pret Nëna që ju lindi, në gjirin e saj të ngrohtë”. Për ata që jetojnë e punojnë në dhe të huaj nuk kanë fare rëndësi e vlerë pikëpamjet politike, përkatëse partiake, prejardhjet krahinore apo dhe besimet që kanë pëlqyer e ushtrojnë. “Shqiptaria”, “atdhetaria”, kjo është në dhe të huaj, me e ndieshmja, më e efektshmja dhe lidhësja, bashkuesja më e fortë se kudo tjetër.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close