Publikuar me datën: Mon, Nov 1st, 2010

VEPRA TE MEDHA , NJEREZ TE MEDHEJ ,DOSJET NE RECYCLE BIN! NGA LULZIM Z. HAMIDI prof.

VEPRA TE MEDHA , NJEREZ TE MEDHEJ ,DOSJET NE RECYCLE BIN!

NGA LULZIM Z. HAMIDI prof.

Duhet të kemi parasysh se,do individë e kanë të dhënë nga zoti që në një moment të caktuar të bëjnë vepra të mëdha!Dikush nuk e ka atë privilegjion,por askush nuk I ka faj!Së paku të ketë respect ndaj atyre që ishin aty,vepruan,bënë një vepër madhore dhe deri në fund të jetës së tyre së paku u munduan të jenë realistë,besatarë,me vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare!

Dikur,në pranverën e 1990.nga disa entuziast,në mes të cilëve edhe z.Nevzat Halili, duke iu referuar çështjes së padefinuar të shqiptarëve në ish shtetin egzistues të atëhershëm ,së pari në ilegalë e pastaj, po ato ditë të asaj pranvere u formua një subjekt politik ,që ngjalli shpresat e popullit tonë se do të vinë ditë më të mira!.Kjo organizatë politike veproi gjatë kohë,u ballafaqua me batica dhe zbatica ,me afera të ndryshme të kurdisura ,me shumë paqartësi rreth sukseseve dhe mosukseseve të asaj gjenerate politikanësh,me orvatje për zbutje deri në shkatërim të atij subjekti,por edhe me një trimëri veprimi politik. si institucional ashtu edhe jashtëinstitucional,që një ditë me përzierjen e pushtetit të athershëm maqedono-serb të vijë deri te shkatrimi i forcës se parë politike shqiptare.Organizoi referendumin për Iliridë,iu kurdis një aferë e ashtuquajtur ‘’afera e armëve’’….Si epilog ,njeriu i parë i kesaj partie u anashkalua nga çdo pjesëmarje në vendimet që do të pasojnë dhe fenomenet që do të ndodhin në të ardhmen.Ky lider i yni i parë u bë cak i kritikave të mëdha të grupeve të ndryshme, si intra partiake ashtu edhe jashtëpartiake.Krejt kjo me qëllime të paracaktuara individuale dhe grupore!Dhe, për çudi në fund u harua,me mënyrat më të ulëta të veprimit të individit, për të cilin ai ishte rilindës i shpresës së shqiptarit në këto troje por edhe më gjërë,u dërgua në margjina sikur nuk ka egzistuar fare!

Në të njëjtën kohë një vizionar tjetër,prof.Fadil Sulejmani, formoi Shoqërinë kulturore shqiptare duke menduar se nëpërmjet saj do të ndikojë në lëvizjen nga vendi të proçeseve të cilat në atë kohë ishin në udhëkryq, që hapte paperspektivë për shqiptarët duke iu referuar situatës të komplikuar dhe pa zgjedhje që kishte kapluar tërë ballkanin, e në veçanti problemet kulturore,arsimore..e të mos flasim për çështjen kombëtare të mbarë popullit tonë si në Maqedoni,Kosovë dhe në teritorin e ish Jugosllavisë.I zhgënjyer, por edhe duke parë se kjo mënyrë e orvatjes së zgjidhjes së problemeve në paket nuk mund të ketë sukses,i lartëpërmenduri veprimin e tij e drejton kah arsimimi i rinisë sonë duke promovuar themelimin e një institucioni të lartë arsimor që më vonë do të quhet Universiteti i Tetovës.Ishte kjo një rrugë e rrëndë, sepse, në atë situatë të bësh një vepër aq të madhe ishte e pamundur,por besimi i fortë në realizimin e një ideje aq madhore…humane dhe përkrahja e pakursyer e popullit tonë arsimdashës, ngadhnjeu mbi të gjitha forcat antishqiptare dhe një ditë,lindi Universiteti shtetëror i Tetovës.Qindra studentë vërshuan këtë institucion,që sot të kemi me qindra individë me diploma dhe shumë të tjerë që sot e kësaj ditë mëtojnë të bëhen akademikët e ardhshëm të popullit tonë.Edhe ky personalitet në fund u hoq nga arena në të cilën vepronte bashkë me shumë të tjerë ,duke u etiketuar se ai spaska bërë azgjë,u shpall edhe tradhtar mu nga ata të cilët i bëri me fakultet,nga po ata grupacione që tëre ditën vetëm kërkojnë fajtorin kujdestar pa mos vlerësuar se cilat janë meritat e dikujt,nga grupe që veten asnjëherë nuk e vëndojnë në qendër të autokritikës dhe të numërojnë së paku një meritë ,një shenjë,që i kanë lënë popullit të vet.

Ky injorim i figurave që kanë hyrë në histori me ndonjë veprim të tyre kombëtar është në modë dy tre dekadat e fundit,edhepse nga historia kuptojmë se figurat me merita shpesh kanë qenë në cak të sulmeve të po këtyre personave që mezi presin të sulmojnë dikend , ta lënë në haresë si rrugë e pakthyeshme ,pastaj të vijë një kohë tjetër ,kur persona tjerë të mundohen të rehabilitojnë do individë që ne kurë si kemi ndëgjuar,por populli nuk haron.

U anashkaluan të burgosurit politik 1968.me plisa në krye dhe flamurin në dorë.Imer IMERI,nga Cegrani i Gostivarit,ngriti flamurin kombëtar shqiptar,për të cilin vuajti burg ! Nënshkruajti marëveshjen e Ohrit,dhe pas vdekjes së tij gazetat shkruajtën …gati se azgjë.! Ismail Saliu, nga f,Gradec,i burgosur politik, vdiq para do kohe në një gjendje të mjerueshme,pa mos u përmendë në mjetet e informacionit!.Edhe ai mbante plisin e bardhë cdoherë afer vetes!Mehmet Gega,jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.Të gjitha partite politike gjatë kampanjave të tyre të fëlliqura parazgjedhore I rezervonin një karige në binë ,që ta shihte publiku se ai kinse ishte me ta!Edhe ai u harua,bile edhe mezi se u përmend vdekja e tij…… Luftëtarët e lirisë të konfliktit 2001. janë shëndruar në raste sociale!.A vallë atyre nuk u kishte hije plisi ashtu si Adem Jasharit? !

Rasti I Rufi Osmanit me ngritjen e flamurit kombëtar në godinën e Komunës së Gostivarit,gjithashtu ishte shembull I shkeljes së dinjitetit të një personi I cili kishte vision për ardhmërinë,mirëpo njerëzit tanë të preokupuar me keqëbërësi ,ndalën hovin e personit në fjalë, duke ia ndërprerë karierën e tij si një politikan që premtonte.Pati edhe viktima të pafajshme!Pastaj u dëgjuan dhe u shkruajtën aq shumë thashë e thëna sa që njeriu normal do të gjendet para dilemës hamletiane!

Prandaj luten shqiptarët ,të mos shkelin mbi vlerat kombëtare,vlera të cilat , bënë si bënë, por bënë revolucion në trojet shqiptare në Maqedoni.Të mos biem në grackën e do matrapazëve që përlyejnë personalitetet që në një moment kanë bërë një vepër kombëtare,të cilën dikush tjetër nuk ka guxuar bile edhe ta ketë si ide. Të mos shkelim mbi gjakun e luftëtarëve të lirisë të 2001. vit. se e kemi gabim! Të kemi edhe pak durim, të lexojmë ndomjë ajet kuranor për trimat e rrënë dhe të vizitojmë familjet e tyre, sepse ata ishin, që me veprat e tyre atdhedashëse, me zërat e pushkëve të tyre dhe me ndihmën e pakursyer të popullit tone liridashës, trazuan Evropën dhe më gjërë.!

Këto vlera një ditë do të hynë në Enciklopedinë e vërtetë Shqiptare, ashtu si kanë qenë dhe si meritojnë të jenë.Të trazojmë nga qafa mohimet e luftës legjendare të shqiptarëve në 2001.të ulim kokën para atyre që dhanë dhe ishin të gatshëm të japin jetën e tyre për këto ndryshime të dukshme por edhe tjera ndryshime shumë të fshehura diku në zemrat e kundërshtarëve tanë,të përulemi ndaj atyre që kërkonin liri dhe demokraci kur shumëkush nuk e dinte kuptimin e këture fjalëve! Personat që ishin inicijatorë të të kthesave historike të lartpërmendura sic janë : Kryetarët e komunave ,Tetovë,Gostivar dhe Dibër dhe deputetët që nënshkruajtën pro themelimit të Universitetit të Tetovës,Dr,prof.Fadil Sulejmani, Dr.prof. Rufi Osmani, Arben Xhaferi, Nevzat Halili,Dr.Imer Imeri, Ali Ahmeti me luftëtarët e lirisë…..e shumë të tjerë (kërkoj ndjesë për ata që sjanë të përmendur),por populli i njeh meritat e tyre, asnjëherë ,në asnjë mënyrë nuk duhet haruar,sepse ata ishin,janë dhe do të jenë promotorë ,avangardë ,udhëheqës që nuk bëhen ,por ata lindin si të tillë për të bërë vepra të mëdha.

Sot dikush ashtu nën hije deklaron…ALI AHMETI nuk ka fjalor!Nuk ka shprehje ,para mjeteve të informacionit!!Është qesharake të bësh një analizë të tillë të shprehurit të një personaliteti që mund mos të kënaqë atë që publiku prêt,e po të kënaqte duheshte të gënjejë,e ata që gënjejnë ,me këtë karakteristikë bëhen hipokritë.Ali Ahmeti nuk është I tillë.Ai flet pakë,që të mos shëndrohet në demagog,por flet realitetin momental.Fundi I fundit ky nuk erdhi këtu ,tek na, të na mbajë ligjerata,të trgojë oratorinë e tij,por erdhi me pushkë në dorë,të luftojë për këtë popull, edhe për ata grupacione që sot pretendojnë të erësojnë kontributin e tij dhe të tjerëve gjatë Revolucionit të 2001.Mund ti kuptoj kundërshtarët e luftës ,të Ali AHMETIT,por edhe të personaliteteve tjerë public!Mund ti kuptoj ata që nëpër kafene kuvendojnë si ata grate e këqija,duke shpikur metoda se si ma zi të paraqiten udhëheqësit e luftës,njerezit me merita kombetare, pjesëmarësit shqiptar në qeveri me subjekt politik që ka mare mandatin nga populli, të gjithë ata që në ndonjë mënyrë kanë pasë vizione të qarta ,para se të lindin këta gjeneratat e reja.

Duhet të kemi parasysh se,do individë e kanë të dhënë nga zoti që në një moment të caktuar të bëjnë vepra të mëdha.Dikush nuk e ka atë privilegjion,por askush nuk I ka faj.Së paku të ketë respect ndaj atyre që ishin aty,vepruan,bënë një vepër madhore dhe deri në fund të jetës së tyre së paku u munduan të jenë realistë,besatarë,me vyrtyte të larta njerëzore dhe kombëtare!

Revolucioni ndodh ,dhe qëllimin e ka në ndryshimet rrënjësore në cdo pore të jetës ,por gjithashtu ai është një process që zgjat,është një rrugë e gjatë ku në etapa të shkurtra realizohet dicka që është fryt I Revolucionit,dhe në etapa më të gjata arihen edhe ato që janë qenësore,por një ndër kushtet themelore është përkrahja e procesit ,realizimi I tij edhe me ndihmë të atyre që mendojnë ndryshe.

Duke I pasur gjithë ata kontribues së çeshtjes kombëtare,gjithë atë sacrifice të njerëzve të gjakut tone, shumë lehtë mund të ndryshojë realiteti egzistues në këtë shtet ,por luftën nuk duhet shfrytëzuar për kritika dhe mosnjohje të saj,udhëheqësit e saj nuk duhet etiketuar dhe shpallur bile edhe tradhëtarë, e pastaj në një kohë tjetër, ndonjë gjeneratë tjetër duke e vlerësuar lartë kontributin e gjithë atyre trimave në krye me kryetrimin Ali Ahmetin,tu ndërtojnë përmendoret edhe më të mëdha se ajo e Skenderbeut në Shkup,Prishtinë e Tiranë. Si mund dikush të guxojë dhe të nënvlerësojë luftën dhe ndryshimet që ajo bëri në këtë shtet.Si mund dikush të mare përsipër gjithë ato gjenerata që ishin aty ,në një kohë që të flijojnë veten duke mos kursyer edhe familjen,karierën,egzistencën….! Këtu një pjesë e madhe e individëve nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth rëndësisë së luftrave dhe Revolucioneve,një pjesë sduan të ndëgjojnë për luftën sepse nuk paten trimëri të jenë pjesë e saj,një pjesë janë grupacione të dirigjuara me komandë nga dikush që I keqëpërdor ,por nuk janë të vetëdijshëm për këte!

Mënyrat e komunikimit të do grupacioneve nuk u ka hije perdorimi I fjalorit që prek dinjitetin njerëzor e veçanërisht kur drejtohet kah një udhëheqës I luftës,një person që në një kohë ka ngritur zërin kundër kundërshtarëve tanë ose së paku ka bërë një vepër që për atë kohë tjetër bir nëne nuk ka pasë guxim.

Nuk mund një vepër e madhe dhe e dobishme të humb vlerën ,nëse në një periudhë, në një fushë tjetërfare veprimi,eventualisht rezultatet nuk kënaqin!

ÇDO BERLLOG E KA VENDIN NE KORPEN E MBETURINAVE!NE SISTEMIN KOMPJUTERIK KY ESHTE VENDI I QUAJTUR RECYCLE BIN.ATY BE KANE VENDIN DOSJET!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close