VENEDIKU – qendra finansiare e europes mesjetare.

VENEDIKU – qendra finansiare e europes mesjetare.
Dr.Rexhail Ramadani
Venediku u bë qendër e vetme tregtare në mes të lindjes dhe perendimit ne mesjete andaj ky qytet u shqua per nga ngritja e disa familjeve shume te pasura qe perbenin te ashtuquajturen oligarki venedikase qe pretendonin se ishin pasardhesit mbreteror te perandorise Romake .Nuk te dhena gjenalogjike per ta dhene nje perfundim te tille por ato perfaqsonin metodat oligarkeve te perandorise romake.Keto familje krijuan edhe qendren e internacionalizmit finansiar.Keto oligarke I finasonin mbreterit si psh Edwardin e III dhe shume te tjere .Prandaj si familje me te njohura ne Venedik ishin disa familje si Dandolo,Cointarini ,Morosini etj.
Perkunder idese se Edward Gibonit te cilin e angazhoi Lord Sherlburni per ta shkruar vepren Renia dhe permbysja e perandorise Romake ne te cilen argument kryesor te renies se kesaj perandorie ne perendim sipas tij : ishte vershimi i kesaj perandorie prej fiseve barbare gjermane por kjo nuk eshte e sakte sepse me perhapjen e kalifateve muslimane ne Kordobe dhe ne Afriken Veriore u bllokua tregtia perendim – lindje e cila funksionoi qe prej themelimit te Perandorise romake dhe ishte si burim i pasurimit te familjeve oligarkiste te romakeve dhe e ngritjes ekonomike te perandorise .Si rezultat i ketij bllokimi tregtar ne mes te lindjes dhe perendimit ,Venediku u be qender tregtare qe lidhte tregun ne mes te lindjes dhe perendimit.Venediku u themelua ne lagunat e Adriatikut ne kohen kur Atila i Huneve sulmoi romaket dhe refugjatet ne keto laguna te Adriatikut dhe qe atehere edhe sot Venediku eshte qytet i bukur i ndertuar prej kanaleve ujore sepse ajo ishte infrastruktura e transportit si metode per qarkullimin e mallrave .Venediku kercenohej shpesh por shpetoi prej rrezikut te Karlit te madh te Frankeve qe themeloi mbreterine e shenjte romake dhe perhapi perandorin e tij ,ne kete qellim ai sulmoi edhe Lombardet sepse ashtu ato quheshin venedikasit por ata mbijetuan ne saje te kompromisit qe beri me bizantinet qe Venediku ti mbetet nen proteksion te perandorise bizantine me sakte te perandorit Nikofor.Venedikasot ne Bizant gezonin privelegje tregatare ishin te liruar nga tatimet dhe lidhjet ishin te forcuara permes martesave reciproke dhe peshqesheve interesante qe u conin Venedikasit.Ne Venedik ishte i zhvilluar arti : piktura dhe skulptura ,ku mbreter dhe njerez te njohur vinin per te bere portretet e tyre.Prandaj Venediku u be qender politike dhe finansiare ne mesjete.Fale tregtise se madhe si dhe praktikimikimit te huadhenies me kamate u be qendra internacionale e kapitalit ata ishin huadhenesit e mbreterve ne radhe te pare.
Ne Venedik mesohej Aristoteli ,pikerisht kjo mund te spjegoje se pse pikerisht apologjisti i skllaverise gezon nje autoritet kaq te madh ne filozofi ,pikerisht sepse nuk kishte politikan apo diplomat qe merrte ndonje funksion te rendesishem zyrtar dhe te mos ishte i trajnuar mire ne veprat e Aristotelit.Venedikasit ngriten perandori jo toksore por detare dhe fale fuqise finansiare ato ishin forca dominuese ekonomike dhe politike ne mesjete.Edhe Xhakomo Kazanova ishte agjent Venecian qe vizitonte sallonet europiane pikerisht per te korruptuar njerezit me influence dhe tek informacionaet vinte me kollaj permes femrave andaj e mori edhe reputacionin dashnor i madh.Diplomacine Veneciane me se mire e portretizoi Shekspiri ne personazhin e Jagos “miku” i Othellos naiv ,andaj Jagoja ishte shkaktari i perfundimit te tij tragjik per dashurine e tij te madhe ndaj Desdemones fale manipulimit qe ia bente Othellos duke iu shitur si miku i tij kjo ishte diplomacia Venedikase gjetja e pikes se dobet dhe korrupsioni.Andaj Venediku gezonte nje diplomaci me te fuqishme qe kishte njohur europa.Pikerisht kur osmanet e morren Konstantinopojen prej Paleologeve te bizantit ,Venedikasit per te rregulluar marredheniet bilaterale dhe tregtare me Perandorine Osmane nuk cuan as politikan dhe as diplomat per tu takuar me Sulltan Fatihun por piktor qe e pikturoi Sulltan Fatihun “pushtuesin” dhe vazhduan partneritetet tregtare.Gjithmone Venedikasit tentonin ti pushtonin limanet e rendesishme tregtare pikerisht sepse ishin monopolistet e tregut detar perendim-Lindje si psh Dubrovnikun ,Durresin etj.Si rezultat i pozites se volitshme gjeografike edhe gjithe gadishulli italik ishte me i zhvilluar sepse lulezonte tregtia psh Venediku ishte nje nder prodhuesit me te medhenj te anijeve ,dmth merrte lende te pare prej lindje dhe shiste prodhime te manifakturuara kete politike ekonomike e instaloi edhe Xhorxhi i I ne Angli.Por ne mesjete ne Europe egzistonte nje prapambetje e madhe ne krahasim me kalifatet arabe sidomos Bagdadi ishte qender e shkences dhe e kultures me biblioteke me te madhe ne bote . Arabet ishin nder me te civilizuarit ,qe pas vdekjes se profetit Muhamed as morren nje hov te madh ne perhapjen e ketij sistemi islam dhe pesuan nje zhvillim te jashtezakonshem ne te gjitha fushat .E gjithe perandoria romake e dikurshme tani u nda ne Perandorine romake te shenjte te themeluar prej Karlit te madh ,perandorise bizantine dhe kalifateve arabe.
Karli i madh gjate sundimit te tij arrit te lansoje nje zhvillim te papare te infrastruktures mesjetare ,ndertoi kanale si menyre te transportit per qarkullimin e mallrave dhe zhvillimin e tregtise . Ai dha nje zhvillim te madh edukimit dhe ngriti shkolla,rruge,pallate dhe ndikoi ne ngritjen e edukimit mejsetar ne nje nivel me te larte. Ai ndertoi marredhenie te mira paqeje me me Harun Al Rashidin udheheqesin e kalifatit te Bagdadit reformatorin e madh , te cilit Haruni ja dergon nje elefant dhurate qe ishte dicka e pazakonte per perendimin mesjetar ,te cilin Karli i madh e shfrytezonte edhe per luftera dhe fale kesaj miqesie ndertuan marredhenie te mira nderfetare.Vendikasit asesi nuk lejonin qe tregu te zhvendoset ne zone tokesore por vetem detare andaj fale diplomacise se tyre vazhdimisht benin korrupsion te figurave me me influence qe te devijonin cdo politike qe behet ne dobi te mireqenies se popullit andaj me vdekjen e Karlit te madh ne Europe nuk pat me asnje iniciative per permirsimin e standardit jetesor te europianeve mesjetar.Huamarres i madh i Venecianeve ishte Edwardi i III mbreti i Anglise dhe meqenese Venediku jepnin para me kamate dmth pasurine e kishin arritur fale tregtise,kamates dhe shitjes se skllaveve,andaj ne Venedik per moskthyerjen e borxhit kishte masa drakonike me nje fjale Venediku ishte kuazi republike ne te kishte familje oligarkike super te pasura dhe skllever .Separi ne Venedik filloi tregtimi i sklleverve ndersa thesari ruhej ne Baziliken e Shen Markut.Venediku kishte Duken i cili ishte udheheqes i republikes dhe parlamentin por keto kishin pushtet formal ndersa familjet oligarkike e kishin pushtetin jo vetem mbi venedikun por pothuajse mbi te gjithe Europen.Edwardi i III u kishte marre hua me kamate 120-170% ketyre bankiereve ,por Anglia e mesjetes dmth kah shek X-XIII ishte e prapambetur dhe te ardhurat mbreti i siguronte prej plantazheve te leshit por ne kuader te borxhit venecianet e pasur beheshin edhe aksionar te ketyre plantacioneve qe edhe rritja e taksave nuk ia mbulonte borxhin e madh qe kishte mbreti Edward i III ndaj oligarkeve venecian keshtu qe venedikasve iu ra sistemi finansiar I bazuar ne huadhenie me kamate dhe keshtu Europa u zhyt ne epoken e erret mesjetare ku u perhap edhe murtaja qe morri shume jetera njerezish ndersa ne Venedik ishte zakon qe te semuret nga Murtaja i çonin qe ti hanin qentë ne nje ishull special ne lagunen e Adriatikut ku sot e kesaj dite mund te gjenden atje eshtra njerezish qe eshte nje pamje e trishtueshme.Murtaja ia kishte marre jeten edhe Beatriçës ate qe e dashuronte Dante Aligeri ,te cilen ai e dashuroi deri ne fund te jetes se tij edhe pse vetem dy here ishte takuar gjate jetes se tij me te por ne nje forme te dashurise platonike e theksoj kete fakt sepse Beatriçja ishte frymezimi i veprave te medha te ketij korifeu te letersise sic eshte i madhi Dante Aligeri.Dante Aligeri pikerisht ishte eliminuar prej qarqeve venedikase qe ishin kunder renesanses ,ndersa Danteja ishte nder eruditet e pare qe kishte pasur vizionin e kultures kombit ,gjuhes standarde dhe territorit ku jeton nje popull me te njejten kulture .Pas rrenimit te sistemit fiansiar mesjetar te Venedikut Edwardi i III i Anglise i nxitur prej Venedikasve u fut ne luften 100 vjecare me Franket pikerisht ne kete periudhe u depopullua europa nga lufterat nga murtaja nga varferia andaj kjo periudhe njihet si epoka e erret mesjetare dhe kjo lufte zgjati deri ne kohen kur Zhan Darku i mundi anglezet dhe ne ate kohe lindi kombi .Zhan Darku ishte heroine sublime qe bashkoi kombin frank per ti dhene fundin kesaj lufte 100 vjecare duke korrur fitore kjo ishte edukuar nga shoqeria “Vellezerit per jete te perbashket “ qe edukonte jetimët dhe te varferit .Kjo periudhe e erret zgjati deri ne shfaqjen e Renesanses nga keshilli i Firences qe ishte ngritur prej intelektualeve me te shquar europian te kohes si :Nikolla i Kuzes ,Erazmo Roterdami ,Francesko Petrarka dhe kjo ishte bere me qellime ekumenike te nxitur nga mbreti i Paleologeve qe kishte marre me veti edhe platonistin e shquar bizantin Gemistos Pletonin. Ne kete keshill kishte marre pjese edhe familja e njohur e Firences Kozimo Medici qe dha kontribut te madh ne renesanse dhe ai ishte frymezuar prej Plethonit per te ndertuar akademine e Platonit dhe per te perhapur filozofine e Platonit sepse deri ne ate kohe kishte dominuar europen mesjetare filozofia e Aristotelit si shkollarist i njohur i kesaj akademie ishte dhe Marcilio Ficino.Prej bizantit ishte kerkuar bashkim i krishterizmit lindor dhe atij perendimor pikerisht sepse kercenohej renia e Konstantinopojes ne duart e Osmaneve dhe keto koncepte i kishte perpunuar edhe Nikolla i Kuzes qe ishte intelektuali me i madh europian i kohes dhe baba i civilizimt europian.Ai ishte themelues i shkencave eksperimentale te bazuar ne dialektiken dhe epistemiologjine e Platonit,levizjen ekumenike dmth bashkimin e kishes perendimore dhe lindore para zotit dhe ndrrimi i konceptit te njeriut prej ne zoon politikon “kafsh politike” qe e perkufizonte Aristoteli ne “ imago dei” ne imazh te zotit ,pikerisht ketu u dha edhe idea e republikes se Platonit dmth ideator i shteti modern ishte Nikolla i Kuzes.Me hartat e perpunuara ne Keshillin e Firences , Kristofor Kolombo e gjeti boten e re ose sic quajt me vone kontinenti i Amerikes ,dhe pikerisht u hodh idea e shpetimit te civilizimit permes idese republikes platonit ne boten e re prej Nikolles se Kuzes nga katrahura qe ndodhte ne Europen e dominuar nga lufterat civile ndersektare krishtere.Por planin e levizjes ekumenike e sabotoi Venediku dhe Konstantinopoja ra ne duart e Osmaneve .
Me pas Venediku pesoi goditjen me te rende prej lidhjes se Kambrait me 1511 ku Spanja,Franket,Anglia ,shteti i Papes dhe perandoria romake e shenjte morren pjese ne sulmin kunder Venedikut dhe qe atehere do te asgjesoheshte por me nje manevrim diplomatik dhe korrupsion te papes, Venediku shpetoi dhe me pas organizoi lufterat fetare ne mes te Protestaneve qe e themeleoi Pietro Pomponazi dhe katolikeve qe u shenderruan ne luftera te pergjakshme qytetare per te defokusuar opinionin prej Venedikut dhe te keqijave qe bente ajo.Pas kesaj lidhje Venedikasit me u perpoqen te metastazojne ne Angli sepse ishte e vogel kjo republike qe te mbroheshin andaj pas kesaj periudhe kemi synimet qe fondi venedikas ose fati i familjeve venedikase te shperngulet ne Angli.Partia Veneciane ne Angli kishte filluar qe te qendroje qe me transaksionet e para qe bene me Edwardin e III por tani me ishte me intensive dhe Venedikasit per interesa te tyre e shihnin shkatrrimin e aleanses ne mes te Spanjes dhe Anglise dhe kishin per sy nim ta korruptonin Henrikun e VIII qe ishte hallka e dobet ne mbreterine Angleze.Atje kishte shkuar Francesko Zorzi si konsulent seksual sepse Henriku i VIII nuk kishte pasardhes dhe Venecianet kerkonin qe te beje divorc me Katerinen e Aragonit qe ishte nje strategji politike per te prishur marredheniet ne mes te Spanjes dhe Anglise ,per ti thelluar ndarjet fetare Venedikasit e nxitnin pikerisht ai te themeloje kishen Anglikane te ndare prej kishes katolike me cka ne kundershtimin e kesaj ideje ishte dhe filozofi anglez i njohur me vepren e tij “UTOPIA” Tomas Mori erudit i pashoq per cka u denua me vdekje.Pikerisht ishin keto momente kur me fuqia e tregut zhvendosej ne Atlantik dhe Venecianet kerkonin qe te instaloheshin ne Angli.Atje ato cuan metodat veneciane ,kardinali Paolo Sarpi ishte themelues i liberalizmit ndersa pasues te tij ishin Fransis Bakoni,Xhon Lloku,Xheremi Benthami,Tomas Hobsi.Pikerisht Paolo Sarpi ishte redukcionist dhe Aristotelian ai ishte themelues i empericizimit dhe idese se permes shqisave e njohim boten , ide te cilen e bazon Xhon Lloku konceptin mbi “tabula rasa” idese se letres se paster.
Sepse ne parim venedikasit ishin kunder konceptit republikan te shteti ideal te Platonit mbi frymen e Agapese ose “te mires se pergjithshme” si dhe ligjeve univerzale te natyres andaj me Paolo Sarpin fillon dhe pseudoshkenca qe bazohet me defektet shkencore dhe te bera me qellim.I pari kete politike te oligarkise ne civilizimin europian e gjejme tek Eskili ne trilogjine mbi Prometheun ku u denua Prometheu prej Zeusit vetem sepse u mesoi njerzve ta perdorin zjarrin,Prometheu ishte ekuivalent i shkences se pellazgjeve te lashte popullit qe banoi mediteranin dhe beri civilizimin e pare mesdhetar dmth Oligarkia mbijeton vetem ne saje te injorances se njerezimit.