Publikuar me datën: Thu, Jun 17th, 2010

Vazhdon tendenca për ndryshim të strukturës etnike në veri

Mitrovicë, 17 qershor – Shoqatës për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, dega në Mitrovicë, i mbetet mision kthimi i të shpërngulurve në vatrat e tyre, shpërngulja e të cilëve u bë në periudha të ndryshme të historisë me qëllim që të boshatiset Kosova nga shqiptarët, u tha të enjten në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të kësaj shoqate në Mitrovicë.

Adem Çollakaj, kryetar i degës, tha për KosovaLive se kjo shoqatë e ka kryer punën me përkushtim dhe atë në segmentin human e profesional, duke punuar për parandalimin e shpërnguljes që kishte marrë përmasa të mëdha, veçmas pas vitit 1990, me dëbimin masiv nga puna dhe sistemit të atëhershëm represiv të Serbisë.

Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë drejtim, Çollakaj përmendi grumbullimin e të dhënave lidhur me dhuruesit e trojeve për të kthyerit, evidencimin e familjeve të shpërngulura, grumbullimin e ndihmave, sensibilizimin e faktorit vendor e ndërkombëtar për shpërngulet, etj. Të gjitha këto, sipas tij, kanë pasur efekte pozitive.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës, Jahja Lluka, tha se shoqata është themeluar karshi kërcënime serioze të qenies së popullit shqiptar nga regjimi i Miloseviqit, si një ndër të parat institucione të shoqërisë civile në Kosovë.

Lluka theksoi se në veri të vendit ende po vazhdojnë tendencat për ndryshim të strukturës etnike, por, sipas tij, kjo nuk është çështje që mund ta ndalojë kjo shoqatë, por tani duhet që institucionet shtetërore ta kryejnë punën e tyre. Me këtë rast, ai kritikoi institucionet për mos realizimin e riatdhesimit të eshtrave të Isa Boletinit, si dhe moslejimin e ngritjes së bustit për Sherif Vocën. Në shënimin e përvjetorit të themelimit, kjo shoqatë dha mirënjohje për shumë veprimtarë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close