Varfëri e plakur” mbetet për shqiptarët edhe alternativat politike

Nga;Lek Mrijaj
Dihet që çdo komb, në proceset e tija të rimëkëmbjes dhe të zhvillimit ka dhe varfëri kombëtare dhe me dhembje ketë e kemi perjetuar edhe ne Shqiptaret…Por këto janë tradicionale, të cilat janë evidente në shoqëri me prirje demokratike. Këtë sfond social e ka vuajtur edhe Amerika, apo Franca, Italia e Spanja pas luftës së Dytë Botërore. Po ky stad varfërie ka qenë tranzit dhe aspak i tejzgjatur, në dekada. Pra, vendet Perëndimore nuk u përfshinë në të ashtuquajturën “varfëri e plakur…” Po ne shqiptarët… cilën “varfëri” kemi kaluar dhe ende kalojmë? Natyrisht, varfëria shqiptare është e përjetshme. Pra, e tejplakur… Varfëri para Pavarësisë së 1912, varfëri në kohën e Monarkisë (Leka Zogut) dhe Diktaturës-okupuese (komuniste) Ka gati 20 vjet demokraci ne Shqiperi dhe 12 vjet qlirimi ne Kosovë dhe varfëria totale e shqiptarëve ende s’i ka hequr “rrudhat” e saja socialekonomike.Bile bile, në disa aspekte sociale kombëtare ajo është kthyer “babai” i “varfërisë së plakur”. Mirëqenien ekonomike, shpirtërore dhe kulturë-arsimore kombëtare e opinionojnë në linja e këndvështrime të ndryshme. Asnjëherë ajo s’ka gjykimin dhe dhembjen reale. Politikat qeverisëse vetëm kanë mashtruar dhe vetëm mashtrojnë sipas refrenit “e majta… e djathta…”, ndërsa opozita ka hallin e karriges… Për të tillë “hall” ajo shfaqet me shumë fytyra e tradhti politike duke lëne menjanë unitetin nderpartiak per bashkimin e trojeve Shqiptare. Pra, një “varfëri e plakur” mbetet për shqiptarët edhe alternativat politike. Sëmundjet e kësaj varfërie janë të shumta…Dhashtë ZOTI qe partitë politike shqiptare … te vetëdijesohën ta kuptojnë te kaluaren e lavdishme te popullit per bashkim dhe te punojnë per rregullimin e mireqenies sociale ta qrrenjosin ketë varferi te plakur te tej zgjatur ne trojet Shqiptare.