Publikuar me datën: Sat, Oct 22nd, 2011

Urdhërarrestim ndërkombëtar për gjashtë serbë të veriut

Mitrovicë, Prishtinë, 22 tetor – Emrat e të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymeri shpejt pritet të shfaqen në faqen zyrtare të Interpolit.

Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës ka bërë kërkesë në Gjykatë për lëshimin e fletarrestimit ndërkombëtar dhe pritet që ditët në vazhdim të nënshkruhet nga një gjyqtar për t’u adresuar pastaj në sekretariatin e Interpolit në Lyon të Francës, ka bërë të ditur një burim nga Gjykata. Kërkesën e Prokurorisë e ka konfirmuar, të premten, edhe kryeprokurori Shyqyri Syla

Kërkimet në Kosovë për arrestimin e tyre nuk kanë dhënë rezultat deri tash, derisa urdhri për arrestim është lëshuar pesë javë më parë nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës. Burime nga Policia thonë se të kërkuarit Ratomir Bozhoviq i njohur si “Dude”, Radovan Radiq, Milovan Vlashkoviq, Slobodan Vuçiniq, Dushan Jovanoviq dhe Ratomir Kasaleviq nuk ndodhen në Kosovë, por fshihen diku në Serbi. Ky fakt, sipas këtij burimi, është i mjaftueshëm që Gjykata të lëshonte një urdhërarrestimi ndërkombëtar, çka do ta detyronte edhe Serbinë si anëtare e Interpolit të kryente kërkime për arrestimin e tyre.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-i disa javë rresht ishin vënë në ndjekje të gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymeri, më 26 korrik, në veri. Vrasja e tij pati ndodhur një ditë pas nisjes së aksionit për vënien e kontrollit në dy pikat kufitare atje. Urdhrin e arrestimit të tyre e pati lëshuar Gjykata e Qarkut e Mitrovicës me kërkesë të Prokurorisë.

Prej vrasjes së policit Zymeri katër muaj më parë, situata në veri të Kosovës nuk ka ndryshuar shumë. Serbët lokalë të mbështetur nga strukturat shtetërore që veprojnë edhe në Kosovë po vazhdojnë të kundërshtojnë shtrirjen e autoriteteve shtetërore në atë pjesë të Kosovës. Përpjekje të shumta të mbetura në tentativë për zhbllokimin e rrugëve janë bërë gjatë kësaj jave.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close