Publikuar me datën: Mon, Jul 2nd, 2012

UNMIK-u kërcënon shqiptarët që po rindërtojnë në veri

Administrata e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës kakërcënuar sërish
shqiptarët që po i rindërtojnë shtëpitë në pronat e tyre, që të mos e
bëjnë këtë, sepse ato do t’u rrënohen.Fevzi Beqiri, nënkryetar i Këshillit të lagjes “Lagja e Boshnjakëve”, bëri të ditur se inspektori serb në administratën e UNMIK-ut në veri të qytetit të Mitrovicës, Aleksandër Baraq, ia ka dorëzuar Rexhë Avdiut, në “Lagjen e Boshnjakëve”, vendimin për ndërprerjen e punëve, përkatësisht rrënimin e asaj që është bërë deri tash në ndërtimin e shtëpisë në pronën e tij, e cila ka filluar këto ditë e që është donacion i dhuruar në mbrëmjen humanitare kushtuar Mitrovicës “Ndihmo edhe ti”.

Përfaqësuesi i UNMIK-ut ia kishte lënë Rexhë Avdiut edhe vendimin tjetër për rrënimin e shtëpisë së Remzi Zeqirit, që po ashtu është duke u ndërtuar falë donacionit nga mbrëmja humanitare për Mitrovicën dhe gjendet në të njëjtën lagje. Është interesant, se administrata serbe e UNMIK ut vendimet i ka dorëzuar aty ku duhet, por emrat e pronarëve i kishte gabuar.

Me vendimin e shkruar në gjuhën shqipe, por me shumë gabime, të datës 22.06.2012,ata urdhërohet që në afatin prej 48 orësh të rrënoj objektin banesor, me arsyetim se nuk ka leje ndërtimi nga administrata e UNMIK ut.

Tutje në vendim thuhet se nëse ata nuk veprojnë sipas vendimit, atëherë ekzekutimi i vendimit të bëhet me dhunë. Ndonëse si këshillë juridike në vendimin është dhënë mundësia e ankimimit në afat prej 30 ditësh, aty thuhet se ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e tij, pra rrënimin e shtëpisë.

Beqiri thotë në vazhdim se ky është edhe një provokim i rëndë i ekstremistëve serbë dhe UNMIK ut dhe ka për qëllim dekurajimin e shqiptarëve për të rindërtuar pronat e tyre dhe kthimin në lagjet veriore, praj nga me dhunë janë dëbuar nga të njëjtit ekstremistë dhe bandat tjera kriminale serbe.

“Ne tashmë jemi mësuar me veprime të këtilla kërcënuese e shantazhuese të ekstremistëve serbë, që e kanë mbështetjen e plotë të UNMIK ut, andaj këto vendime nuk na bëjnë fare përshtypje. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të qëndrojmë në pronat tona dh eta ruajmë këtë pjesë të Kosovës nga spastrimi i mëtutjeshëm. Na nevojitët vetëm mbështetja dhe ndihma e institucioneve lokale dh qendrore të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Po ashtu, Beqiri kërkoi që Qeveria e Kosovës të angazhohet edhe më shumë në ndërtimin e objekteve shumëkatëshe në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe në lagjet tjera veriore. Kjo sipas tij është e domosdoshme, në mënyrë që të kthehen të gjithë shqiptarët e dëbuar me dhunë dhe të vazhdojnë jetën e tyre aty ku më parë kanë jetuar, sepse kjo ka qenë dhe duhet patjetër të jetë pjesë e pacenuar e Republikës së Kosovës

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close