Publikuar me datën: Thu, May 19th, 2011

UÇK-ja kishte ligj që e ndalonte torturimin

Prishtinë, 19 maj – Sokol Dobruna ishte kujdesur që të paraburgosurit të kishin kushte të mira jetese. Ai donte që të privuarit nga liria në pritje të gjyqit ushtarak të kishin ushqim, ujë, higjienë, vizita mjekësore, vizita nga të afërmit, veshmbathje e korrespodenca.
Po të zbatohej një udhëzim mbi zbatimin e procedurës ndaj të paraburgosurve të hartuar nga ai, njerëzit që mbaheshin në burgjet e improvizuara të UÇK-së kishin të drejtë të pushonin tetë orë në ditë, të lëviznin jashtë burgut dy orë e të kishin hapësirë të mjaftueshme.
Pikërisht këto kushte që ishin përshkruar nga ish-shefi i Shërbimit Juridik në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që udhëhiqte edhe Gjykatën Ushtarake, Sokol Dobruna, Prokuroria pretendon se janë shkelur në burgun e Kleçkës, për të cilin dyshohen tashmë 10 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në krye me Fatmir Limajn, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku”.
Në një dokument udhëzues të lëshuar nga Sokol Dobruna, që e ka siguruar “Koha Ditore”, përshkruhen të gjitha të drejtat e të paraburgosurve. “Personat e gjinive të ndryshme nuk duhet të qëndrojnë në të njëjtin vend. Sipas rregullave, në dhomën e njëjtë mund të mbahen personat që kanë kryer një akt të njëjtë penal. Nëse njerëzit që kanë përsëritur disa herë, nëse do të ishte e mundur, nuk do të duhej të vendoseshin në dhomën e njëjtë me personat e tjerë që janë të privuar nga liria”, thuhet në pikën e parë të udhëzimit.
“Të burgosurit kanë të drejtë 8 orë pushim të papenguar gjatë 24 orëve, përpos në raste kur pengohet lëvizja e lirë e tyre jashtë së paku 2 orë, kur nuk kanë hapësirë të mjaftueshme. Ata kanë të drejtë të marrin ushqim, veshje të tjera bazuar në shpenzimet e tyre, madje të blejnë libra, gazeta dhe gjëra të tjera për nevoja të përditshme, por që nuk e dëmtojnë procedurën. Vendimi mund të merret pasi këtë ta lejojë autoriteti që po e interpreton hetimin”, përshkruhen më tej të drejtat e të paraburgosurve. Sipas këtij udhëzimi, kur i paraburgosuri kërkon, gjyqtari hetues, respektivisht udhëheqësi i kolegjit në marrëveshje me kryetarin e burgut mund t’ia lejojë atij të punojë në baza të kualiteteve fizike e psikike, aq sa nuk dëmtohet procedura.
“Me lejen e mbikëqyrësit, të paraburgosurit mund t’i lejohet të vizitohet nga të afërmit, përbrenda rregullave, me kërkesë të tij nga mjeku apo persona të tjerë. Disa vizita duhet të ndalen për të shkak të dëmtimit të procedurës. Ata mund të mbajnë korrespodenca edhe me personat jashtë, por vetëm nën mbikëqyrjen e autoriteteve që mbulojë hetimin”.
Burime nga Prokuroria Speciale kanë thënë se ky udhëzim që tashmë administrohet nga prokurorët si provë nuk është respektuar në asnjë nga burgjet e improvizuara në kohën e UÇK-së.

se i kishte vizituar vazhdimisht.
“Unë kur po dëgjoj se sa krimet qenkan bërë, vërtetoj se është e pamundur që të gjitha ato të bëheshin pa ditur unë. Dhe ato janë veç fantazi e dikujt, thjesht fantazi e dikujt. Më vonë do të dalë e vërteta historike se ky është duke fantazuar. Ka ardhur në Ushtrinë Çlirimtare zotëria i tij, ka mbajtur shënime e ka shkruar çka ka dashur. Shiko, po shkrova ditar unë dal Skënderbe, shqiptar jam. Shkruaj çka dua, për këdo që ia kam inati”, ka thënë Sokol Dobruna, për të shtuar se Fatmir Limaj nuk ka shpirt krimineli (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close