Publikuar me datën: Sun, Jan 20th, 2013

U VRANË PËR SË DYTI HERË, E U TRADHËTUAN PËR TË SATËN HERË…

U VRANË PËR SË DYTI HERË, E U TRADHËTUAN PËR TË SATËN HERË…

Nga ARDIAN RAMADANI

Lajmi i keq, por që pritej mori dhenë dhe u bë realitet. Dridhen nga tërmetet Manastiri, Ohri, Prespa, Krusheva, Shtipi, Vellandova…. Po cilit shqiptar i kërsiti nga ky lajm ?
U hoq lapidari i dëshmorëve të UÇPMBsë. U vranë dëshmorët e lirisë për së dyti herë. Një herë nga soldateska e Millosheviqit, e tani së dyti herë nga soldateska e Daciqit. Bashkëdialoguesit të Hashim Thaçit. Në prani të shumë forcave policore, të cilët manifestonin forcën dhe fuqinë e kahershme u realizua ajo që paralajmërohej. Zaten edhe pritej, kjo. Pse çka pritëm ne ? U harrua Marrëveshja e Konçulit, u vra Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) në pabesi, u burgosën dhe u rrahën shqiptarët nga xhandarmëria serbe, iu shqiptuan dënime drakonike, e tani vallë do të prisnim që serbët të vinin të na vendosnin kurora me lule ? Jo.
E politikanët shqiptarë të tenderokracisë, gjetiu ku i kemi, përsëri kuietizëm, heshtje (deri në këto momente që po shkruaj) përveç Pandeli Majkos, politikanit më të arsyeshëm dhe më proshqiptar në Shqipërinë londineze. Por, ata që iu kërcënuan Serbisë, heshtën dhe ende po heshtin. Heshtje që të vret dhe të plas zemrën, jo vetëm mua po secilit shqiptar, gjerisa imazhi i vendosjes së thesit lapidarit të lirisë në praninë e shumë forcave policore që demonstronin dhe na tregonin muskujt, na nxorri lotët.
Kjo flet që shqiptarët, të interesuar për ballo, spektakle dhe mbrëmje gazmore, për dehje në pakufi dhe për çoroditje, për asgjëizëm dhe për dhënie rëndësi gjërave të parëndësishme, u vonuan si kaherë. U vonuan ngase nxituan. Pse a nuk është ashtu a ? U kërcënuan Daciqi dhe soldateska serbe që të mos hjekin lapidarin, e ai u hoq. Edhe atë pa iu trembur syri. Shqiptarët në gjum. Derisa po flinin, përpos atyre që u gjendën në raritet, e që shkonin për të bërë namazin e lutjeve të mëngjesit. Po edhe atë nuk e bënën dot, ngase nuk u lejuan.
E Delta (BARDHYL OSMANI ME SHOKË) na u vranë për së dyti herë, ndërsa na u tradhëtuan për të satën herë me radhë. Jo rastësisht studiuesi Hysamedin Ferraj në librin e tij më të fundit shprehet se shqiptarët duhet të dalin nga gëzhoja e të qenunit popullatë, e të bëhen popull e komb. Por, dëshmuam se ende jemi rob të të qenunit popullatë, edhe pse politikanët që na udhëheqin na shohin sikur të jemi komb i madh si kinezët.
Me të drejtë shpreha pezmin tim me një fjalë që besoj se do të përdoret si proverb « Shqiptarët, janë të vetmit në botë që ngulin përmendore që të tjerët t`ua shkulin ato, e ne të jemi vrojtues ».
E lapidari nuk është më. Na u hoq edhe ajo pak krenari që kishim, që na pat mbetur, e që tani nuk ka asgjë. E vetmja krenari e shqiptarëve të harruar të asaj ane. Me shumë parti e partiçka, thuaja se jemi kombi më numeroz në planet. U hoq edhe ajo pak pjesë e Shqipërisë që ishte. U hoq edhe Shqipëria edhe Kosova, edhe tërë shqiptarët. Mbeti vetëm vrraga dhe plaga që po na dhemb dhe po na bën të vdesim nga dënesja prej lotëve. Pse e sollëm punën deri këtu ? Vallë a nuk dinin prijësit tanë, që në diplomaci, ambiciet duhet të jenë të limituara dhe të justifikueshme. Që duhet shtrirë këmbët sa e kemi jorganin. Që jorgan nuk kemi fare, e këmbët i kemi shumë të gjata. E gjuhët e politikanëve edhe më të gjata, si kameleoni që e ka gjuhën 1.5 herë më të gjatë se trupi.
Pse kjo felonori (pabesi) ndaj dëshmorëve ? Cilit komb, popull, popullate apo fisi në botë i hiqet lapidari, e kësisoj krenaria ? Vetëm neve. Po pse, ngase udhëheqemi nga kolltugofagët e Fan Nolit, Palaçot e dheut të Faik Konicës, rrugaçët, sallahanat, vagabondët, shakllabanat e Gjergj Fishtës. Ndërsa kryefajkonja serbe Ivica Daciq (sqarim, fajkonj janë njerëzit që duan luftën), atë çka e pështyu nuk e lëpiu. E ne përjetuam nebulozën dhe flagjelacionin e radhës (vetkamxhikimin), por zemrat tona përjetuan edhe PIKANËN (torturën elektrike) edhe FALLANGËN (torturën kamxhikuese).
E ardhmja jonë e hapur, por e pa perspektivë nuk dihet se çka do të na sjell ? Po e sotmja, na solli zhgënjim, pezm, nënshtrim, humbje, nëpërkëmbje, zvetënim, poshtërim…… të këqia, pikërisht pasi u ngazëllyem me 100 vjetorin e (pa)varësisë së territoreve shqiptare nën pushtimin e huaj dhe nën pushtimin e tenderokratëve barkëmëdhenj.
Nata është dita jonë. Do të thoshte Rexhep Qosja. Po, une do të thoja pak më ndryshe. Lëre që s`kemi ditë, por edhe nata më nuk është e jona. Edhe atë pak natë që e kishim na e vodhën të tjerët.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close