Publikuar me datën: Sun, Mar 28th, 2010

Tusha dhe Jetishi ua kthejnë freskinë këngëve të Qamilit të Vogël

Gjakovë, 27 mars – Një pjesë e krijimtarisë së pasur të këngëve qytetare e folklorike të Qamilit të Vogël të shtunën në mbrëmje do të shpalosen nga solistët e mirënjohur Shkëlzen Jetishi–Xeni dhe tenori Kastriot Tusha në premierën e spektaklit muzikor, që mëton të mbajë të gjalla vlerat e mirëfillta artistike.
Ky aktivitet i rrallë vjen me idenë e dy solistëve që kishte nisur vitin e kaluar me interpretimin e këngëve të Isuf Myzyrit, për të kaluar tek Qamili i Vogël dhe më tutje tek këngët e Beratit dhe të Shkodrës.
”Këngëtarët që kanë lënë gjurmë ndër breza në muzikën shqipe e që na kanë ushqyer e frymëzuar në krijimtarinë tonë, meritojnë spektakle të këtilla”, tha Shkelzen Jetishi.
Ndërkaq, Kastriot Tusha, vlerësoi se këngët e Qamilit të Vogël pasqyrojnë krijimtarinë e muzikës qytetare dhe folklorike të Kosovës dhe ato e kanë emocionuar dhe inspiruar që t’i këndojë me dashuri.
Me këtë manifestim artistët, Xeni dhe Tusha mbajnë fjalën e dhënë adhuruesve të melosit popullor, se kohë pas kohe do të prezantohen edhe me këngë të krijuesve tjerë, të cilët kanë lënë gjurmë në artin muzikor.
Në koncertin premierë, në cilësinë e moderatorit do të kontribuojë edhe aktori Mirush Kabashi, raporton KosovaLive.
Këngët do të këndohen “live” në solo dhe duet nga Xeni e Tusha si dhe në grup së bashku me doajenët e këngës popullore Ismet Peja dhe Zenel Doli, ndërkaq përcjelljen muzikore do ta bëjë orkestra popullore në udhëheqjen e Vllaznim Buxhovit.
Për këtë ngjarje kulturore u tha se ka interesim të madh të adhuruesve të muzikës nga gjithë Kosova.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close