Publikuar me datën: Tue, May 17th, 2011

Turqia në Mitrovicë ndërton xhaminë më të madhe në Kosovë

Mitrovicë, 17 maj- Xhamia e re, më e madhja dhe më moderne në Kosovë, do të ndërtohet në qendër të qytetit të Mitrovicës, pikërisht në vendin ku tani ndodhet Xhamia “Isa Beg”, apo siç njihet nga qytetarët, Xhamia  e Zallit. Ndërtimin e kësaj xhamie e ka bërë të ditur të martën, myftiu i Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë, Izet Shener.
Xhamia ‘Isa Beg’ do të rrënohet, pasi që është dëmtuar gjatë luftës nga bombardimet e forcave ushtarako-policore serbe. Sipas projektit që është paraqitur ajo do të ketë rreth  2.500 metra katrorë hapësirë të shfrytëzueshme dhe dy minare me lartësi 48 metra. Punët në realizimin e këtij projekti pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa përfundimi i xhamisë në tërësi shpresohet të bëhet brenda afatit dyvjeçar.
Myftiu Shener tha se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, komunë kjo me të cilën, në aspektin fetar, komuna e Bajram Pashës në Stamboll mban kontakte vëllazërore. “Kam ardhur në Mitrovicë me bashkëpunëtorët e mi për ta prezantuar projektin për ndërtimin e një xhamie të re në qendër të qytetit, që do të jetë xhamia më e madhe që ndonjëherë ka pas Kosova. Duke pas parasysh nevojat e mëdha të besimtarëve të Mitrovicës për hapësira për të kryer obligimet e tyre fetare, kemi vendos të ndërtojmë një xhami moderne, të tipit që ekziston në komunën Bajram Pasha. Kemi sjell me vete edhe projektin e xhamisë të bërë gati nga ekspertët tanë, me qëllim që edhe ju të jepni pëlqimin tuaj dhe të përgatisni në afatin sa më të shkurtër të mundshëm kohor lejet përkatëse dhe të na ndihmoni për disa çështje përgatitore për fillimin e menjëhershëm të punëve në realizimin e projektit”, i ka thënë kryetarit Kastrati, Myftiu Shener.
Kryetari i Mitrovicës Avni Kastrati theksoi se ndihmat e vazhdueshme që Myftinia e Komunës Bajram Pasha ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës. Pushteti lokal i kësaj komune është vëllazëruar me dy komuna të tjera të Turqisë dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me komuna të tjera, të cilat po ashtu kanë ofruar ndihmë në forma të ndryshme për mitrovicasit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close