Publikuar me datën: Fri, Feb 10th, 2017

Turqia e furnizon Kosovën me avionë e tanke, sipas Serbisë

Medie dhe zyrtarë të sigurisë në Serbi janë alarmuar me paralajmërimet për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Në këtë kontekst ato shohin edhe mundësinë e armatosjes së kësaj ushtrie nga Turqia, transmeton Koha.net.

Kështu, gazeta “srbija danas”, duke folur për këtë ushtri, nga gojë e ekspertëve serbë, përmend, siç shkruan, lidhjet e afërta të kryetarit të Turqisë me autoritete shtetërore të Kosovës.
Kjo gazetë elektronike shkruan se kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe ai është i gatshëm të dhurojë avionët “F-16 Falcon”, automjete të blinduar dhe tanke.

Ekspertë për siguri nga Beogradi pohojnë se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me të gjitha mënyrat do të ndihmojë armatosjen e shqiptarëve në Kosovë.
Ish – shefi i katedrës për siguri të Akademisë ushtarake, kolonel Milan Mijalkovski thotë se Turqia do ta armatosë Kosovën ashtu siç e ka armatosur Shqipërinë.

“Është e sigurt se do t’i armatosë forcat tokësore, por ai do t’ju dhurojë ose do t’ju shesë edhe avionë të luftës. Deri më tash, në akademitë e tyre kanë ushtruar pilotët e tyre dhe ky është një hap logjik tutje. Kjo nuk është befasi, sepse Erdogan, si përfaqësues i neosmanizmit, ka interesa të mëdha në Ballkan”, thotë Mijalkovski.

Eksperti për siguri Bozhidar Spasiq tërheq vërejtjen se Shqipëria do të blejë dyfish më shumë armë nga Turqia të cilat do t’ia dërgojë Kosovës.

“Furnizuesi kryesor do të jetë Turqia, sepse Kosova gjendet në “transversalen e tyre të gjelbër” deri në Sarajevë e tutje deri në Vjenë. Erdogan do të armatosë forcat tokësore me automjete luftarake e me tanke. Shqipëria edhe deri më tash i ka dhënë armë Kosovës dhe është mundur që ajo tashmë të ketë tanke”, ka theksuar Spasiq.

Eksperti për terrorizëm Xhevad Galijasheviq pohon se tendenca e Erdoganit nga Kosova e Ballkani nuk do të përfundojë këtu.
“Pos Turqisë, Kosovën e ndihmojnë në veçanti Shqipëria Kroacia. Turqit mund t’ju dhurojnë avionët “F-16 Falcon”. Duhet të kemi kujdes shqiptarët nuk i marrin armët për t’u fotografuar me to”, ka përfunduar Galijasheviq.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close