Publikuar me datën: Sat, May 8th, 2010

Tuneli i Kalimashit rihapet më 21 maj

Kukës, 8 maj – Zyrtarë të kompanisë ndërtuese “Bechtel & Enka” kanë konfirmuar 21 majin, si datën e rihapjes së tunelit të Kalimashit në rrugën që lidh Kosovën me bregdetin e Shqipërisë.
“Nuk ka asnjë mëdyshje. Tubi jugor i tunelit  të Kalimashit do të hapet më 21 maj. Sot kemi filluar hedhjen e shtresave të asfaltit në gjatësinë prej 1 kilometri në mesin e tunelit, pasi pjesa tjetër ka qenë e asfaltuar më parë”, ka theksuar një zyrtar i kompanisë, të premten, ndërsa po dilte nga zyrat e Drejtorisë së Policisë së Kukësit.
Kompania, njëherësh, ka kërkuar edhe ndihmën e policisë që të mos lejojë deri më 21 maj qarkullimin e automjeteve me leje zyrtare nëpërmjet tunelit të Kalimashit.
Këtë fakt e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë së Qarkut të Kukësit, Sadri Ramçaj.
Zyrtarë të ”Bechtel & Enkas” kanë theksuar se deri tash është lyer më shumë se gjysma e sipërfaqeve të mureve të tubit jugor, ndërsa është në përfundim edhe instalimi i pajisjeve elektrike.
Qeveria e Shqipërisë pati shënuar 15 majin si datë të lëshimit të tunelit të Kalimashit, por në fund të muajit të kaluar, zyrtarë të kompanisë ndërtuese njoftuan për një shtyrje të mundshme të punimeve për disa ditë. Ndërkohë, mediumet në Shqipëri nisën të hidhnin dyshime se edhe 21 maji nuk do të jetë data e rihapjes së tunelit, meqë punimet janë duke u zvarritur. Për këtë, mediumet kanë bërë fajtor presionin e pushtetarëve, biznesmenëve dhe personave të ndryshëm të lidhur me ata, të cilët kalojnë përmes tunelit, duke shmangur punën e makinerive në tunel.
Më datë 25 prill, gjatë inaugurimit të fillimit të punës për ndërtimin e autostradës në Kosovë, në Vërmicë, kryeministri Sali Berisha ka pasur një takim jozyrtar me menaxherin amerikan të kompanisë “Bechtel- Enka”, të cilit i ka kërkuar me ngulm që tuneli i Kalimashit të hapet pa asnjë vonesë dhe të mos ketë më shtyrje përtej 21 majit.
Pasi galeria jugore të jetë e hapur, punimet në galerinë e veriut do të jenë shumë më të ngadalta. Brenda të njëjtit afat me tubin jugor të tunelit do të jetë i hapur edhe aksi Rubik-Rrëshen, i cili nuk ka qenë i hapur gjatë verës që kaloi. Praktikisht, nga Rubiku në Rrëshen do të kalohet sipas rrugës së re që shkohet përgjatë lumit të Matit. Mbetet pa u përfunduar segmenti Myç – Mamëz – Fushë-Dukagjin, i cili llogaritet të përfundojë në vjeshtën e këtij viti.
Tuneli i Kalimashit rihapet për automjete pas më shumë se shtatë muajsh, por kësaj radhe do të hapet tubi jugor i këtij tuneli. Punimet për shpimin e tubit jugor të tunelit të Kalimashit kanë përfunduar dy muaj më vonë se ato në tubin verior. Në tubin verior punimet për shpimin kanë përfunduar mëngjesin e 25 majit të vitit kaluar, ndërkohë që përurimi simbolik i bashkimit të të dy anëve të tunelit është bërë më 31 maj në një ceremoni ku morën pjesë kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës, Sali Berisha e Hashim Thaçi. Në autostradën Rrëshen – Kalimash, prej 60,85 kilometrash, bën pjesë edhe tuneli i Kalimashit, apo i Thirrës. Ky tunel është vepra kryesore dhe më e vështira e inxhinierisë e projektit të rrugës Durrës – Kukës – Morin. Tuneli fillon poshtë malit të Rrunës, në afërsi të Kalimashit në lartësinë 831 metra mbi nivelin e detit dhe çan tejpërtej Qafën e Kumbullës për të dalë në fshatin Thirrë të Mirditës me një lartësi mbidetare prej 750 metrash. Shpërthimi simbolik për fillimin e punimeve në tunelin e Kalimashit është bërë më 4 shkurt të vitit 2007, rreth një javë para datës së mbajtjes së zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Më 5 nëntor të vitit shkuar në tubin jugor të tunelit të Kalimashit ka ndodhur një shembje me një gjatësi prej 50 metrash. Kjo shembje nuk ka shkaktuar viktima në njerëz apo dëmtime të mjeteve të kompanisë. Kostoja shtesë, pas shembjes së ndodhur më 5 nëntor dhe rishikimit të dizajnimit të projektit për rreth 2 kilometra në mesin e të dy tubave kap vlerën e rreth 30 milionë eurove. Nga vlerësimet që ka Ministria e Transporteve për trafikun vlerësohet se trafiku i këtij viti përmes tunelit të Kalimashit do të mbërrijë deri në 15 – 16 mijë automjete në ditë, që do të thotë katër herë më shumë se parashikimi përpara fillimit të ndërtimit të rrugës Milot – Kukës – Morin

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close