Publikuar me datën: Mon, May 3rd, 2010

Tuneli i Kalimashit, më 15 apo më vonë?

Tiranë, 3 maj – Tuneli i Kalimashit sot ka hyrë në muajin e lëshimit të tij. Muaji maj 2010, siç kanë thënë kompetentët, do të shënojë fillimin e lëvizjes së lirë në vijë të shkurtër Kukës-Tiranë dhe anasjelltas. Por, asgjë nuk është e sigurt për datën e hapjes së tunelit që do të nxjerrë nga gjysmë izolimi ku ndodhet në verilindjen e Shqipërisë dhe do të afrojë Kosovën, shkruan “Gazeta Shqip”, të dielën.
Datat e diskutueshme kanë qenë java e parë e majit, për hatër të Ditës së Shëngjergjit, data 15 maj e thënë nga vetë ministri dhe nga ekspertët ndërtues, si dhe një datë e fundit, ajo 21 maj 2010, e thënë nga zv.ministri.
Mirëpo ndërtuesit e tunelit të famshëm Thirrë-Kalimash nuk premtojnë përfundimin e punimeve për asnjërën nga datat, pasi ata nuk janë lejuar të punojnë me kohë të plotë, për shkak të ndërhyrjeve të herëpashershme të njerëzve me pushtet që duan medoemos të kalojnë nëpër tunel në vend të rrugës së vjetër apo mbikalimit të vështirë në Malin e Thirrës.
Kompania “Bechtel-Enka” asnjëherë nuk ka dashur të japë parashikime që nuk mund t’i mbajë, prandaj, siç tha një inxhinier i tunelit, premtimi për hapjen e tij më 15 maj është i mundur të mbahet vetëm nëse Qeveria do të sigurojë një gjë: të pengojë hyrjet arbitrare në tunel, të ndalojë kalimet në tunel të personave VIP dhe atyre me influencë. “Nëse ndalohet çdo kalim nëpërmjet tunelit i personave të pushtetshëm, tuneli hapet më datë 15 maj, nëse nuk bëhet kjo gjë, pritni datën 21 apo edhe më vonë”, ka thënë drejtuesi i punimeve të tunelit të Kalimashit. Ai ka përshkruar rastet kur njerëzit e pushtetshëm të Kukësit apo të tjerë nga Tirana, të lidhur me njëqind fije me pushtetin, depërtojnë në tunel për të udhëtuar nga Kukësi në Tiranë apo nga Tirana në Kukës.
Tuneli jugor, sipas raportimeve jozyrtare, ka përfunduar së betonuari, janë hequr tërësisht armaturat dhe pritet të asfaltohet. Por punët më të shumta, përveç instalimit të rrymës dhe aparaturave të ndryshme, si kamera etj., faqet e tunelit do të lyhen me bojë. Por deri te lyerja me bojë cilindri prej betoni duhet të thahet nga lagështira, gjë që do të bëhet në ditët në vijim. Pas përfundimit të tunelit jugor, që pritet të ndodhë brenda këtij muaji, e gjithë vëmendja do të kalojë në tunelin e veriut, i cili u vu në punë disa muaj në stinën e kaluar turistike dhe elektorale. Tuneli i veriut ka rreth 1 km gjatësi lineare të pabetonuar, ndërsa edhe asfalti aty do të ribëhet për shkak të deformimeve që ka pësuar nga shembja e tunelit jugor muaj më parë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close