Publikuar me datën: Mon, Jul 23rd, 2012

Trupi i pajetë i Ali Podrimjes kthehet në atdhe të mërkurën

Trupi i pajetë i poetit të njohur kosovar Ali Podrimja do të kthehet në Kosovë të mërkurën, më 25 korrik. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi. Atij i kanë premtuar autoritetet franceze se deri të martën do të përfundojnë procedurat mjekoligjore, të cilat do të zbulojnë shkaqet e vdekjes së shtatëdhjetëvjeçarit. Familjarët e poetit po presin që Podrimja të varroset në Prishtinë, një ditë pasi që trupi i tij të vijë nga  qyteti Lodève i Francës.

Podrimja ishte gjendur i vdekur në një pyll në anën perëndimore të këtij qyteti të vogël e të qetë francez, diku rreth 4 kilometra në vijë ajrore nga qendra e Lodèves. Atje Podrimja kishte shkuar për të marrë pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée” (Zërat e Mesdheut).

Ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, ka thënë se autoritetet franceze po zhvillojnë të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe se deri të martën pritet të dalin me raportin mjekoligjor për rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“Të mërkurën pasdite është paraparë kthimi i poetit Ali Podrimja në Kosovë. Kjo është ajo që dimë ne”, ka thënë ambasadori. Ai ka konfirmuar se në trupin e pajetë të poetit të madh kosovar nuk ka pasur shenja të dhunës, lëndimit apo agresionit, që e ka bërë policinë franceze të konstatojë paraprakisht se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Djali i poetit, Petrit Podrimja, i cili kishte udhëtuar në Francë nga Holanda, po asiston në koordinimin e procesit të kthimit të të atit në vendlindje. E djali tjetër, Dren Podrimja, i cili jeton në Prishtinë, ka thënë se të atin po planifikojnë ta varrosin në varrezat e kryeqytetit, një ditë pasi që trupi i pajetë i tij të ketë mbërritur.

“Me detajet atje është duke u marrë edhe Petriti. Ne po shpresojmë që të enjten apo më së largu të premten ta varrosim të ndjerin”, ka thënë Dreni.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close