Publikuar me datën: Sun, Nov 14th, 2010

Trepça e përforcuar kërkon fitore në Prishtinë

Prishtinë, 14 nëntor – Basketbollistët e Sigal Prishtinës këtë javë kanë stërvitur me motiv shumë më të madh se në javët e kaluara. Kjo për faktin se të dielën (sot) takohen me rivalen më të madhe, Trepçën. Ndeshja Sigal Prishtina – Trepça zhvillohet nga ora 17.15 dhe i takon javës së pestë të Superligës në basketboll.

Në rritjen e motivit të lojtarëve prishtinas ka ndikuar edhe fakti që Trepça gjatë javës është përforcuar me Muhamed Thaçin dhe ka kthyer Fikret Hanxhiqin e Drilon Hajrizin.

Sigal Prishtina pas katër ndeshjeve mban pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë, kurse Trepça ka gjashtë pikë dhe renditet dy vende më poshtë. Kampionia në fuqi këtë edicion është mposhtur vetëm nga Bambi në javën e parë, kurse Trepça krahas Bambit ka pësuar edhe nga skuadra e Pejës.

“Trepça është përforcuar për ndeshje kundër nesh, dhe kjo mendoj se është pozitive. Përforcimi i Trepçës ka bërë që edhe ne gjatë javës të ushtrojmë me motiv më të lartë. Edhe ekipet tjera duhet të ndjekin shembullin e Trepçës, që të ngjallet rivaliteti dhe liga të fitojë në cilësi”, ka thënë basketbollisti i Prishtinës, Granit Rugova. Ai beson në fitoren e skuadrës së tij.

Ndërkohë, basketbollisti i Trepçës, Gazmend Asllani, thotë se fituesi i derbit nuk do të dihet deri në fund.

“Ekipit i janë bashkuar Thaqi, Hajrizi dhe Hanxhiqi dhe jemi mirë të përgatitur. Na pret një lojë e vështirë, ndeshjet me Prishtinën gjithnjë janë derbi të vërtetë. Tashmë kemi ekip solid dhe synojmë fitoren”, ka thënë Asllani.

Trepça edicionin e kaluar humbi nga Prishtina në finale të plejofit dhe të garave të Kupës.

Derbi tjetër i javës së pestë luhet në Mitrovicë, ku takohen skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar humbje deri më tani, Bambi e Peja. Kjo ndeshje nis në orën 17.00. Bambi ka zhvilluar vetëm tri takime deri më tani, ndërsa ndeshjen me Kolegjin Eurosporti e luan më vonë.

Njëra skuadër do të pësojë humbjen e parë dhe unë besoj se kjo nuk do të jetë Peja. Bambi ka ekip të mirë, por ne shkojmë për të vazhduar serinë tonë pozitive”, ka thënë basketbollisti i Pejës, Edis Kuraja.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close