Publikuar me datën: Tue, Apr 24th, 2012

Tre shqiptar një hap larg Barcelonës

Në javën që lamë pas në të përditshmen „Basler Zeitung“dhe në media të tjera lokale të vendit ka shpërthyer lajmi se kampioni aktual në Europa Ligë, KF Barcelona, ka trokitur shumë seriozisht në dyert e KF Basel, e cila këkon me vendosmëri t’i ketë në fushën e vet dy binjakët Ajeti; Albianin dhe Adonisin(15).Në fakt, kjo është hera e parë që Barcelona kërkon të marrë lojtarë direkt nga Baseli, dhe në moshë kaq të re, me më pak se 16 vjeç!… Ndërkaq, Arlind Ajetin e kërkon VilLareal, po ashtu e Spanjës. Përveç Villarealit, janë të interesuara edhe disa nga ekipet italiane.

Duke lexuar lajmin në të gjitha mediat e vendit se gjiganti i futbollit Barcelona po kërkon binjakët Ajeti, ne nuk hezituam dhe menjëherë kontaktuam me babanë e këtyre talentëve, z.Afrim Ajeti, i cili gjeti kohë për një konsultë dhe informim edhe për mediat shqiptare.(Në fakt, para Barcelonës një kërkesë të tilllë në Basel kishin bërë edhe klube të tjera të njohura, si; Manchester United, B.München, Manchester City, M’gladbach dhe ekipe të tjera). Gjithçka po ndryshon shumë shpejt, sidomos pas kthimit nga Barcelona, pasi Albiani dhe Adonisi kaluan shumë mirë në testet që patën në Barcelonë dhe lanë përshtypje shumë të mirë. Por, konfirmimin dhe interesimin që na bënë neve si prindër udhëheqja e klubit të Barcelonës gjatë kohës kur ishum atje, shumë shpejt u konfirmua me kërkesë zyrtare edhe pranë klubit të Baselit.

Siç transmeton Albinfo kjo ofertë edhe për ne si familje, por edhe për vetë klubin e Baselit është një befasi për të mirë dhe do të thosha një pozitë edhe e vështirë për ne, sepse imponohet fakti që të merret një vendim i rëndësishëm vetëm për pak ditë, thotë Afrim Ajeti. Ndërkohë, kërkesa e parë e Baselit është shumë e qartë. Pret që të paktën binjakët t’i mbushin 16 vjeç dhe të bëjnë menjëherë kontratën profesionale, pastaj hap opsionet e tjera. Por, për një gjë të tillë Barcelona nuk po pret, pasi ka konfirmuar gatishmërinë për të përmbushur çdo kërkesë të Baselit, thekson Afrim Ajeti.

Ndërkohë, Afrimi rrëfen lajmin edhe për djalin e madh, Arlindin (18), i cili sa ka pasur takimin me udhëheqjen e Baseli, sa i përket kërkesës dhe kushteve që afron Vila Reali i Spanjës. Tashmë dihet se më shumë se një vit Arlindi është në ekipin e parë në Basel dhe kërkesa e një klubi tjetër edhe për të, shprehet Afrimi, na forcon mendjen që tërë familja të vendosemi në Spanjë. Në anën tjetër, Baseli është i qartë se nga sezoni i ardhshëm Arlindin e planifikon për në ekipin e parë dhe plotëson një varg kushtesh të tjera, të cilat janë shumë atraktive. Por,në të njëtën kohë kërkesa e tri-katër ekipeve italiane, në javët e fundit, po ashtu ka filluar të jetë intensive.

Gjithçka mbetët për t’u parë në javët e ardhshme se si do zhvillohen negociatat në mes të Barcelonës dhe Baselit, pasi ne e dimë qëndrimin e Baselit se nuk ka dëshirë të nxjerrë lojtarë në moshë kaq të re jashtë, të cilët vetë i ka përgatitur. Zakonisht Baseli i afirmon vetë dhe më pas i pranon transferet e tilla, siç janë dy shembuj të freskët me dy futbollistët e tjerë, me Shaqirin dhe Xhakën. Megjithatë, në javët e ardhshme mbetët për t’u parë se sa do të jetë rezistenca e Baselit përballë Barcelonës. Ndërkaq,dihet fakti se Arlindi tashmë është lojtar standard edhe në Kombëtaren e Zvicrës(U-21)dhe po ashtu për Kombëtaren e Zvicrës janë të aktivizuar edhe Albiani dhe Adonisi (U-15).

Kështu e përditshmja „Basler Zetung“ në artikullin „Triple A beim FCB“(Treshi A te KFB,oseA=Ajeti) (Pra,bëhet fjalë për tre vëllezërit Ajeti që në grupmoshat që kanë po avancohen në karrierën e futbollit profesional dhe janë atraktivë jo vetëm për Baselin, por edhe për ekipe me renome ndërkombëtare, etj). Më poshtë në artikull veçohe : „Të dy vëllezërit binjakë Ajeti janë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në U-15. Ndërkaq, binjakët Ajeti në Basel tani janë në formacionin e U-16-tës, të zgjedhur nga trajneri Ëerner Magg. Në anën tjetër, pas treningut testues treditor në Barcelona, ende vazhdojnë kontaktet dhe çdo gjë është e hapur. Deri gjatë verës do të dihet se si do të vendoset e ardhmja. Tani jemi në Basel dhe ndihemi shumë mirë dhe i kemi të gjitha”, ka thënë Albian Ajeti. Më poshtë artikulli veçon fjalët e trajnerit Marco Otero se: “Përveç shkathtësisë fizike, tashmë nuk mund të fshihet edhe aftësia teknike e vëllezërve Ajeti“.

Me opsionin e hapur për transfer në Spanjë, vëllezërit Ajeti vazhdojnë radhën e suksesit të futbollistëve shqiptarë, në kuadër të KF të Baselit. Natyrisht se për shansin dhe fatin e mirë edhe prindërit Ajeti janë shumë mirënjohës ndaj udhëheqjes së klubit të Baselit. Si gjithnjë, pjesë e suksesit është edhe fati dhe ndodhja në vendin e duhur në kohën e duhur, te një „ekip pune“ që ka vullnet ta vlerësojë talentin e të rinjve dhe kjo ka një domethënie të veçantë. Familja e Afrim Ajetit vjen nga Besiana e Republikës së Kosovës. Si shumë bashkatdhetarë të tjerë, edhe Afrimi në vitet `90 u vendos me punë në Bazel dhe të gjithë fëmijët i kanë lindur në Zvicër. Por,karriera e çunave të tij në futbollin professional nuk erdhi fare rastësisht. Ai ishte gjithë kohën i përkushtuar të punonte me ta dhe të zbulonte talentin e tyre, krahas punës dhe obligimeve të tjera. Nga befasia për të mirë e përjetuar nga prindi Afrim Ajeti, ai nuk preferon të komentojë shumë. Ajo që veçon ai është se: “Po ndodhin shumë gjëra të mira, por,për një vendim të tillë, për të shkuar në Spanjë, nuk është lehtë për të vendosur“, vlerëson Afrim Ajeti.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close