Publikuar me datën: Thu, Dec 23rd, 2010

Tre ditë fushatë për zgjedhjet e 9 janarit

Prishtinë, 23 dhjetor – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar të mërkurën planin operacional për procesin e rivotimit më 9 janar në Drenas, Skenderaj, Deçan, si dhe pjesërisht në Lipjan dhe Malishevë. Plani përmban shtrëngesa në aspektin e sigurisë së votimit dhe procesit të numërimit të votave. Ndërsa janë lënë vetëm tri ditë fushatë elektorale.
Florian Dushi, anëtar i KQZ-së, ka thënë se plani ka specifikat e njëjta me pak përjashtime në aspektin e rritjes së vigjilencës rreth sigurisë së votimit, njofton RTK.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të nivelit të lartë të keqpërdorimit të votave kishte vendosur të përsërisë zgjedhjet në tërësi në komunat Skenderaj dhe Drenas, ku fitues dilte të jetë Partia Demokratike e Kosovës. Po ashtu si dhe në Deçan ku fitues me përqindje të lartë rezultonte të ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Gjithashtu për shkak të shkallës së lartë të manipulimeve ishte vendosur që të shkohet në rivotim në disa vendvotime në Lipjan dhe Malishevë.
Ndërsa për shkak të dyshimit se janë bërë keqpërdorime ndërmjet votave të kandidatëve brenda partive ishte vendosur që të shkohet në rinumërim në 760 prej 2280 vendvotimeve.
KQZ gjithashtu ka certifikuar zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Rahovecit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close